Ish-ambasadori i Serbisë në Mal të Zi, Vladimir Bozhoviq, është një nga 28 të huajt të cilëve iu është refuzuar qëndrimi dhe i është ndaluar hyrja në vend, bazuar në të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Mali i Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviq.
“Është e vërtetë se Bozhoviq është një nga ata të cilëve iu është ndaluar hyrja në vend dhe arsyet e këtij vendimi Agjencia do t’i shpallë në ditët në vijim”, tha ai.
Abazoviq theksoi se partnerët amerikanë i ndihmojnë vazhdimisht, duke pasur parasysh se në kontekstin e ngjarjeve globale “ata kanë një shkallë të rritur të ndjeshmërisë ndaj ndikimit rus”.
Më 30 shtator, Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi njoftoi se 28 shtetasve të huaj, të cilët dyshohet se janë “bartës të ndikimit malinj të kryer për interesa të shërbimeve të huaja”, iu refuzua qëndrimi dhe iu ndalua hyrja në Mal të Zi.
Ndalimi pasoi një operacion dy-ditor nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Prokuroria Speciale e Shtetit, që rezultoi në dëbimin e gjashtë diplomatëve rusë dhe arrestimin dhe lirimin e një punonjësi në pension të Ministrisë së Punëve të Jashtme malazeze.
Ndryshe, Abazoviq ishte shkarkuar muaj më parë pas arritjes së Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë