LAJMI I FUNDIT:

Abazi pas intervistimit: Nuk flasë fare, janë çështje të Prokurorisë dhe hetuesisë

Abazi pas intervistimit: Nuk flasë fare, janë çështje të Prokurorisë dhe hetuesisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, lidhur me çështjen e provave në rastin Dehari. 

Abazi ka thënë para gazetarëve se çështja e provave të Astrit Deharit i takon Prokurorisë dhe hetuesisë, dhe ai nuk mund të flasë asgjë tjetër.


“Ashtu siç e ka dhënë deklaratën time në hollin e Kuvendit është çështje e Prokurorisë që të merret më këtë e të realizojë drejtësinë. Nuk mundem më dhënë asnjë informacion mbi këtë çështje, meqë janë çështje të hetuesisë dhe të prokurorisë”.

“Por, ajo çfarë them unë si deputet edhe si qytetarë i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalem pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë, nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe si qytetar në një shoqëri normale”, ka thënë Abazi.

Ndryshe, Abazi, deklaroi të enjten se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

S’i lejohet pjesëmarrja në intervistimin e Abazit, avokati Gashi e quan jotransprencë e prokurorit të rastit
Lexo po ashtu S’i lejohet pjesëmarrja në intervistimin e Abazit, avokati Gashi e quan jotransprencë e prokurorit të rastit

Ai kërkoi nga Prokuroria që ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin.

Kryeministri Albin Kurti, tha sot se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta.

“Ato nuk janë të vërteta dhe nuk janë të sakta, është përgjigjur për këtë ministrja e Drejtësisë. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti jo vetëm më i madh por edhe demokratike në Republikën e Kosovës dhe të gjitha çështjet ne edhe i diskutojmë hapur në forumet tona, por në të njëjtën kohë secili deputet shpreh qëndrimet e veta.

Tutje Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.

“Mirëpo, unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt tjetër”, u shpreh kryeministri.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj.

Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit.

Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë.

Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori