LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Në të kaluarën janë shitur armë përmes përfaqësimeve diplomatike – njerëzit e PDK-së kanë punuar për ndarjen e Kosovës

Abazi: Në të kaluarën janë shitur armë përmes përfaqësimeve diplomatike – njerëzit e PDK-së kanë punuar për ndarjen e Kosovës

Deputeti i LVV-së, njëherit kryetar i Komisionit të Jashtëm, Haki Abazi ka thënë se nuk duhet shfrytëzuar debati për politikën e jashtme për poena politik.

“Është fatkeqësi që prapë sikurse në rastet tjera, prapë debati po tenton të shtrohet në çështje të denigrimit të vet politikës së jashtme dhe një konsumim i debatit për çështje të përfitimeve të vogla politike”, ka thënë Abazi.


Abazi ka shtuar se është e vërtetë që lufta në Ukrainë ka ri dimensionuar çështjen e aspektit të politikës së jashtme dhe sigurisë në BE por jo vetëm

“Në fatkeqësinë e Ukrainës është zhveshur nga maskat edhe Serbia edhe Rusia sa i përket peshës së tyre në lojën diplomatike dhe proceset që po shkon BE. Ky është një moment i rëndësishëm por jo për poena politik, por për rindërtim të pozicionit të Kosovës që ka degraduar në vazhdimësi pikërisht nga ndërtimi i një shërbimi diplomatik jo profesional në të kaluarën mos të them nepotik e për interesa individuale”, ka thënë Abazi.

Abazi ka drejtuar akuza ndaj qeverive të kaluara duke thënë se përmes përfaqësimeve diplomatike ka pasur shitje të armëve.

“Është e vështirë që brenda një viti të reformohet i gjithë sistemi dhe të rindërtohet pozicionimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku nga vendet dhe pozicionet që ka ndërtuar Kosova ka pasur raste kriminale, ku ka pasur shitje të armëve nëpërmjet përfaqësimeve diplomatike tona me u kthy në një pozicion i cili në mënyrë kredibile serioze merret me qendrat e vendosjes”, u shpreh Abazi.

Abazi ka thënë se është fatmirësi që kemi një proces që e kthen Kosovën në pozicionin e vet edhe në raportin e ndërtimeve marrëdhënieve bilaterale dhe pozicionin për të kërkuar njohje nga pesë vendet e BE-së.

“Ky proces ka shënuar dinamizmi, duke shtuar se e kemi këtë fiqun verior më të fuqishëm se në të gjitha aspektet, sigurisht që një pjesë e proceseve duhet të ndodhin nën radar. Karriga në OKB mirë që nuk është reale, sepse nuk ka qenë reale edhe në momentin kur keni dashur me nda Kosovën. Nuk është mirë i hedh hi syve”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se kanë qenë njerëzit e PDK-së ata që kanë shtyrë Kosovën drejt ndarjes, duke shtuar se nuk është mirë që t’i fryhet zjarrit për kinse prishje të raporteve me SHBA-të.

“Politika e jashtme edhe në ambasada është paguar me paratë e taksapaguesve për ndarjen e Kosovës, ky është problem jemi kthy prej ndarjes në një pozicion më kredibil për Kosovën. Jeni shumë të interesuar që raporti i Kosovës me SHBA-të dhe BE-të duket keq, vazhdimisht i fyreni një zjarri që në fund do të digjeni vet. Në fund në listën e zezë të amerikanëve nuk janë anëtarët e LVV-së, janë njerëzit që krimin e korrupsionin e kanë pasur instrument të politikës së jashtme, njerëz që e kan shty Kosovën drejt ndarjes, janë njerëz që janë anëtar të PDK-së”, tha Abazi.

Abazi shtoi se nuk duhet fyer armiqësisë me SHBA-të sepse nuk i hynë në punë Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori