LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Gjykata Kushtetuese shembi rendin kushtetues

Abazi: Gjykata Kushtetuese shembi rendin kushtetues

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë Gjykata Kushtetuese në mënyrë tinëzare ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shembjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë.

Abazi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan argumentimi dhe arsyetimi i vendimit është politik dhe antidemokratik dhe asnjëherë ligjor e kushtetues.


Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Thaçit për dekretin
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Lexoni të plotë postimin e Abazit:

“Ajo çfarë po thotë gjykata kushtetuese është se pavarësisht zgjedhjeve, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, presidenti në një Republikë Parlamentare si kjo e jona paska të drejtë të mandatojë këdo që me qëllim ka sabotuar rezultatin e zgjedhjeve paraprakisht sepse e ka parë mundësinë që të marrë pozitën e kryeministrit. Ky vendim përkrah rrëzimin e qeverisë me fituesin 50 ditë pas formimit- Ky është precedenti më i rrezikshëm që mund të lejojë një vend demokratik.

Gjykata Kushtetuese përmend numrin e votave të mocionit- “harron” që aty janë 20 vota minoritare që nuk kalojnë fare në sistemin e votimit dhe janë së paku 20 të tjerë të inkriminuar e të “favorizuar” /kushtëzuar se si duhet votuar.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare, në mbrëmje vonë ka shembur rendin kushtetues, duke përkrahur shembjen e rendit demokratik dhe vullnetin qytetarë.

Argumentimi dhe arsyetimi i vendimit është politik dhe antidemokratik dhe asnjëherë ligjor e kushtetues.

Keqardhje që Gjykata Kushtetuese bëhet amplifikatori i së keqes dhe i jep krah kapjes së shtetit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori