LAJMI I FUNDIT:

AAK thotë se pa buxhet nuk ka ushtri

AAK thotë se pa buxhet nuk ka ushtri

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK së, ka analizuar Projekt-buxhetin për vitin 2017, 2018 dhe 2019 në Projekt propozimin e qeverisë për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thekson se është vërejtur logjikë e njëjtë e anashkalimit dhe e konsideron si tallje për FSK –në.


AAK thekson se kjo logjikë e mbështetjes për mbijetesë financiare nga qeveria dhe larg shndërrimit të saj në Ushtri të Kosovës, është e papranueshme.

Sipas kësaj partie, fakti që në projeksionet buxhetore për tri vitet e ardhshme nuk ka rritje sasiore, që do të nënkuptonte edhe seriozitetin e qeverisë, që të ndajë mjete financiare të mjaftueshme për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve moderne ushtarake, kjo gjë nuk do të ndodhë me këto politika qeverisëse aktuale.

“Buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2017 është planifikuar të jetë, jo më i lartë se 48,687,209 euro, po ashtu edhe për vitin 2018, jo më  i lartë se 48,558,962 euro, me një ulje të lehtë, njëherit as në vitin 2018 nuk do të ketë ndonjë rritje sasiore, përkundrazi do të ulet në 48,420,718 euro.  Ndërsa shpenzimet kapitale për vitin 2017 janë planifikuar të jenë vetëm 17,18,000 euro”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Për dallim nga viti i kaluar, madje as pesë milionë euro më shumë që do të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës në buxhetin e vitit 2017, nuk do të jenë as për së afërmi të mjaftueshme për të plotësuar kapacitetet në pajisje dhe teknologji ushtarake.

Blerja e 76 automjete taktike 3 ose 4 tonësh, që janë paraparë t’i blejë Forca e Sigurisë dhe për këtë, në vitin 2017 i ka në dispozicion vetëm 3.5 milionë euro të tjera, mjete këto totalisht të pamjaftueshme.

Bazuar në këtë projektligj të buxhetit, as më vitin 2017, FSK nuk ka paraparë që të blejë helikopterë, pavarësisht statusit dhe misionit që i lejohet të pajiset me këtë fluturake ushtarake manovruese.

Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë mjetet të disponueshme për të arritur përmbushjen e këtyre  kapaciteteve që të arrijë standard për të plotësuar këto kapacitetet në pajisje dhe teknologji ushtarake. /Telegrafi/