LAJMI I FUNDIT:

AAK thotë se kalimi i Donikës në VV është punë e saj

AAK thotë se kalimi i Donikës në VV është punë e saj

ish ish-anëtarja e kryesisë së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e një partie të re.

Ajo aktivitetin e saj do ta zhvillojë për brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kurse në ish-partinë e saj nuk kanë komentuar gjatë përzgjedhjen e taborit politikm që ka bërë Donika.


Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj ka thënë për Klan Kosova se nuk është punë e tyre për të dhënë komente për këtë aderim.

“Nga 24 marsi Donika Kadaj-Bujupi nuk është pjesë e AAK-së dhe neve nuk ak intereson se ku shkon dhe çfarë bën ajo. Është punë e saj dhe nuk është në orbitën e AAK-së për të komentuar diçka rreth kësaj”, ka thënë Nitaj.

Ndërsa Kada-Bujupi, e cila më 24 mars kishte dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në prononcimin e saj të parë publik si anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithëm të kësaj partie, ka thënë se ka zgjedhur Vetëvendosjen për shkak parimeve.

“Duke qenë bashkë të përkushtuar fituam betejën e parë. Ne ishim bashkë të pandarë në parlament, protesta e burg i sollëm rezultatet e para. Ne depërtuam në zemrat e grave dhe burrave të Kosovës, të gjithë atyre që ia duan paqen dhe mirëqenien Kosovës. Ne krijuam një ëndërr për Kosovën meritore dhe për ta jetësuar këtë na duhet shumë punë. Ajo çka po ndodh sot dhe ky vendim i imi është vazhdim i plotë i imi në lëvizjen që nuk u tundua kurrë për pushtet. Në mes paqes dhe drejtësisë, unë kam zgjedhur drejtësi”, ka thënë Kada-Bujupi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori