LAJMI I FUNDIT:

AAK sot prezanton gjashtë kandidatët për kryetar të komunave

AAK sot prezanton gjashtë kandidatët për kryetar të komunave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media. Ku lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të bëjë prezantimin e gjashtë kandidatëve për kryetar të komunave.

Konferenca pritet të fillojë nga ora 13:00, në selinë qëndrore të AAK-së.


Kujtojmë, që afati për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale është deri më 22 gusht.