Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër pritet të vendosë për veprimet që do i ndërmarrë si grup parlamentar karshi idesë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën e reciprocitetit.
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmaj, ka folur lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme që AAK do ta mbajë nesër, e ku temë diskutimi është paralajmëruar të jetë edhe paralajmërimi i ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku për anulimin e projektit të autostradës së Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.
Selmanaj ka thënë se AAK nuk e kundërshton masën e reciprocitetit, por heqjen e taksës.
Madje kërkoi sqarime se si do veprojë qeveria Kurti me vendosjen e masës së reciprocitetit kar shi Serbisë.
Deputeti i AAK-së thotë se në mbledhjen e nesërme do i diskutojnë edhe mundësinë e kundërshtimit të heqjes së taksës përfshirë edhe protestat.
“Në nuk jemi kundër reciprocitetit, ne jemi kundër heqjes së taksës edhe çështja e reciprocitetit është mirë me u sqarua me dhënë detaje edhe në parlament me u diskutua se si do të duket ky reciprocitet, masat që do i ndërmerr Kosova si shtet…Për mënyrën se si do të sillemi dhe çfarë veprime do ndërmarrim nesër do e diskutojmë në mbledhjen e grupit…Ne do t’i diskutojmë të gjitha mundësitë e kundërshtimit në takimin e nesërm”, tha ai, për Kosovapress.
Ndërsa, paralajmërimin e ministrit të Infrastrukturës për anulimin e projektit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit dhe Anamoravës, deputeti i Aleancës për Ardhmëri në e Kosovës e sheh si një vendim të gabuar dhe të pabazuar.
“Është gabim për mua edhe pa kuptueshme kur bëhet ndërrimi i pushtetit është proces demokratik , por projektet që janë të nisura duhet me vazhdua , por jo të veprohet kështu në mënyrë arbitrare dhe të thuhet që do të hiqet ky projekt me arsyetime aspak të bazuara”, deklaroi Selmanaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake pas vendosjes së masës së reciprocitetit. Por një vendim i tillë ka gjetur kundërshtimin e opozitës.
Letër të hapur për të mos ta hequr taksës drejt kryeministrit, Kurti ka shkuar ish kryeministri, Ramush Haradinaj i cili e vendosi taksën 100 për qind karshi mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës në nëntor të vitit 2018. Ndërsa edhe kreu i partitë më të madhe opozitare në vend PDK-së, Kadri Veseli ka bërë thirrje që taksa të mos hiqet./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën