AAK: Ligji për FAK të miratohet në Kuvend, menjëherë!

Sipas AAK-së, Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DMPS) i AAK –së, në mënyrë të vazhdueshme ka përcjellur dhe analizuar aktivitetin e qeverisë, që ndërlidhet me transformimin e FSK–së në Ushtrinë e Kosovës ( FAK).
Në këtë kontekst, AAK vlerëson se ky proces si i tillë nuk është në përputhje me rekomandimet e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë sa i përket dinamikave të transformimit dhe zhvillimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Si rrjedhojë e kësaj situate, AAK ka nxjerrë këto vlerësime dhe bën të ditur se do ti ndërmarrin disa hapa:
1. Përgjegjësinë për moskrijimin e ushtrisë së Kosovës deri më sot, e ka qeveria, që dje udhëhiqej nga z.Thaçi e sot nga z. Mustafa.
2. Dyshja Thaçi-Mustafa kanë bërë koncesione të dhimbshme për Kosovën duke falur rreth 10 mijë hektarë të Kosovës dhe duke krijuar Asociacionin që është kancer i shtetit të Kosovës me çka i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e Beogradit. Po ashtu këta udhëheqës nuk do të duhej të silleshin me Kosovën në këtë mënyrë, por bile ta kishin siguruar mbështetjen për FAK-në.
3. AAK mbetet e vendosur që ligji për FAK të miratohet në Kuvend, menjëherë!
4. Idetë e kryeministrit Mustafa për do far modelesh tjera të transformimit të FSK-së në ushtri, janë lojëra të cilat veç ai mund t'i kuptojë.
5. Masazhi ynë për komunitetin ndërkombëtar është, se nëse ata i bindën Mustafen e Thaçin, të nënshkruajnë Asociacionin, le të merren pak me Serbët që të mos e bllokojnë Kosovën në rrugën e saj euro - atlantike. Më në fund është koha që Kosova edhe të marrë diçka e jo vetëm të japë.
“Ne si AAK edhe pse jemi parti opozitare në vazhdimësi kemi kontribuar dhe vazhdojmë të japim kontributin tonë në formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe paralajmërojmë se së shpejti do ta organizojmë një tryezë me ekspertë, nga ku do të nxjerrim vlerësime dhe qëndrime si të dalim nga kjo situatë e bllokimit dhe të kontribuojmë që më shpejt të transformohet FSK në Ushtri të Kosovës. Edhe një herë po e ritheksojmë se vonesat e në këtë drejtim janë të paarsyeshme dhe krejtësisht të papranueshme. Përfundimisht ne si parti insistojmë që kjo çështje të votohet në Kuvend, sa më parë të jetë e mundur dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, të mos mbeten peng i pazareve politike ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe”, thuhet në komunikatën e Departamentit për Politikat e Mbrojtjes dhe të Sigurisë (DPMS) së AAK-së. /Telegrafi/





















































