LAJMI I FUNDIT:

AAK kërkon që përkohësisht të largohet akciza për derivatet

AAK kërkon që përkohësisht të largohet akciza për derivatet

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar që përkohësisht të largohet akciza për derivatet dhe të veprohet sa më parë me Ligjin e Pagave.

Në një konferencë për medie, Tahiri ka thënë se Qeveria në vend se të krijojë lehtësira për qytetarët, ata po shtrenjtojnë çmimet.

“Qytetari i Kosovës sot është duke u përballur me për ta siguruar ekzistencën e vet. Qytetarët që kanë pas të hyra mesatare janë kthyer e janë bërë të varfër, ndërsa të varfrit janë duke kërkuar të ikin nga Kosova. Artikujt ushqimorë duke filluar nga rryma, derivatet, mielli, buka, ilaçet dhe gjithçka tjetër është rritur”, theksoi Tahiri.

Ai ka thënë edhe se Qeveria nuk po merr veprime krahas çështjes së grurit.

“Qeveria e Kosovës t’i merr disa vendime që ne dëshirojmë t’i sugjerojmë si masa të shpejta. Qeveria në vend se të merret me vendime për Ligjin e Pagave ata po i rrisin çmimet. Në vend se të liroj çmimin e derivateve përmes akcizës ata po e pasurojnë buxhetin e tyre. Qeveria nuk po merr asnjë masë nga paralajmërimet që po i merr nga shoqata që merren e përpunimin e grurit”, vijoi ai.

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore, në Kosovë po ndodh e kundërta
Lexo po ashtu Bie çmimi i naftës në tregjet botërore, në Kosovë po ndodh e kundërta

Tahiri u shpreh se Qeveria ka mashtruar me Ligjin e Pagave.

“Ky veprim, mosveprimi në Ligjin e Pagave është edhe një mashtrim i radhës të cilin, Qeveria Kurti po ja bënë qytetarëve e zyrtarëve publik”, tha ai.

Ai ka prezantuar pesë sugjerime për Qeverinë Kurti.

“Kërkojmë që Ligjin e Pagave ose të na tregojnë që nuk mund ta sjellin në mars, e të shtyjnë për disa javë, për shkak se nuk kanë shumë, dhe në mungesë të saj kërkojmë që me vendim të Qeverisë, që të gjithë zyrtarëve publik t’ju bëhet një shtesë e cila bëhet me një ndarje të njëhershme me vendim të Qeverisë. Kërkojmë që përkohësisht te largohet akciza. Na jem për mos me lëviz në aspektin fiskal mirëpo largimi i përkohshëm i akcizës nuk e largon barrën qytetarin. Kërkojmë që subvencionimi nga ministria e Bujqësisë të bëhet me masa emergjente se nuk është situatë e zakonshme. Paga minimale të dashur qytetar është 130 euro deri 170 euro, a e dini sa herë është fol. Një vendim për pagën minimale duhet të ndodh menjëherë. Ka të bëjë me energjinë elektrike, kur i kemi thënë qeverisë që ngritja e çmimit të energjisë do të shkaktoj rritje të çmimeve në mënyre zinxhirore thoshin rryma është më e lira në Evropë e në Kosovë. Si dhe të këtë veprim për shkak se pritet të ketë kërkesa dhe kriza më të mëdha në aspektin energjetik”, ka thënë Tahiri. /KP/