LAJMI I FUNDIT:

AAK e ka kaluar Vetëvendosjen me besim në popull, thotë Haradinaj

AAK e ka kaluar Vetëvendosjen me besim në popull, thotë Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tubimet me qytetarë të cilat është duke i mbajtur në qytetet e Kosovës Lëvizja Vetëvendosje.

Ai këtë e sheh më tepër si një nervozizëm, pasi sipas tij, Vetëvendosjes i ka rënë besimi te qytetarët.


“Po shoh se ka një nervozizëm në Vetëvendosje. Mendoj se në Vetëvendosje është një nervozizëm për shkak të matjeve të opinionit. Kam informata se AAK e ka tejkaluar Vetëvendosjen me besim te populli. Vetëvendosje është më mire t’i targetojë problemet. Është çështje e rënies së besimit dhe Albin Kurtit”, tha Haradinaj.