LAJMI I FUNDIT:

A po rrezikohet e drejta e diasporës për të votuar?!

A po rrezikohet e drejta e diasporës për të votuar?!

Në debatin e fundit të TV21 “Click plus” për Listën zgjedhore në Maqedoni kanë diskutuar përfaqësuesit e LR PDSH, Agon Ferati, ai i Uniteti, Muhamed Ismaili dhe ish diplomati Muhamet Halili, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetari i LR-PDSH, Agon Ferati ka thënë se duhet sensibilizim masiv të opinionit në Maqedoni për atë se çfarë synohet me shlyerjen e mijëra votuesve nga lista zgjedhore.


“Nuk është e drejtë që  171 mijë votuesit që përmenden që i takojnë diasporës , padrejtësisht të nënvizohen me yll. Për ne si Lëvizje për reforma nuk ka asgjë kontestuese këtu, sepse këta qytetarë kanë prona në Maqedoni, kanë dokumentacion të rregullt, janë me punë të përkohshme jashtë vendit dhe nuk mund t’i trajtojmë si të huaj dhe t’i fshijmë nga listat e votimeve, vetëm për shkak se ata për momentin nuk janë Maqedoni. Realisht ne duhet t’i pastrojmë listat nga votuesit që nuk ekzistojnë’’, ka thënë Ferati.

Sekretari i përgjithshëm i “Uniteti”, Muhamed Ismaili ka theksuar se sa i përket diasporës, BDI gjithmonë gjatë zgjedhjeve manipulohet nga partneri i saj i koalicionit OBRM-PDUKM.

“Mendoj se ne nëpërmes ministrisë së punëve të jashtme dhe përfaqësive tona konsullore-diplomatike nëpër botë kemi dështuar si shqiptarë dhe atje maqedonasit na  kanë manipuluar sikur këtu në Maqedoni që po na i manipulojnë votimet’’, ka thënë Ismaili.

Ish diplomati, Muhamed Halili thotë se duhet të ndodhin ndryshime kushtetuese që të hiqen votimet për 3 deputetët në diasporë, pasi që janë të panevojshëm.

“Rezultatet kanë treguar se me deputet e diasporës nuk fituam dhe ku është këtu zgjidhja, zgjidhja është se në nivelin shqiptarë ne duhet të kërkojmë të bëjmë ndryshime kushtetuese që Kuvendi i RM të ketë 120 deputet, jo 120 deputet plus tre, se atë treshin ne nuk e shfrytëzojmë fare sepse shqiptarët nuk janë të interesuar për diasporën’’, ka thënë Halili.

Pjesëmarrësit në debat kanë ndarë mendimin se nuk ka interesim nga qytetarët që të verifikojnë se a janë apo jo në mesin e 39 mijë votuesve  të kontestueshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori