A mund të lahen motorët e veturave elektrike?

Shumë automjete elektrike e kanë motorin në të njëjtin hapësirë ku ndodhen motorët e shumicës së automjeteve me djegie të brendshme (Renault 4 dhe 5, Peugeot 208, Škoda Elroq…).
Pra, kur hapni kapakun e përparmë, do t’i gjeni aty. Papastërtia rreth elektronikës dhe pikave të kontaktit po bëhet një problem gjithnjë e më i madh te automjetet elektrike moderne. Kjo është një përzierje pluhuri, kripe me të cilën kriposen rrugët gjatë dimrit…
A mund të lahen motorët elektrikë?
“Në çdo rast, nuk duhet të përdorni pastrues me presion të lartë në hapësirën e motorit. Këtu ka shumë komponentë elektronikë që nuk mund t’i përballojnë presionin e lartë dhe sasinë e madhe të ujit”, thotë Benny Christensen, ekspert automobilash në Klubin e Automobilave të Norvegjisë (NAF), për Motor.
Sipas ekspertëve, pikat e kontaktit të ndotura mund të çojnë në humbje të energjisë elektrike dhe defekte të ndryshme që shpesh janë të vështira për t’u rregulluar.
“Kontaktet e dobëta krijojnë mundësi për humbje të rrymës dhe shumë probleme të ndryshme. Veçanërisht shohim se shumë pika tokëzimi në automjetet elektrike shpesh janë të ekspozuara ndaj ndotjes në formë papastërtie dhe kripe”, tha Simen Huse nga punëtoria Simco për Motor.
Duhet shmangur shpëlarja direkte e hapësirës së motorit me presion të lartë. Shpesh mjafton fshirja e butë e pjesëve të ekspozuara me një leckë pak të lagur.
Disa punëtori përdorin gjithashtu pastrim me avull për komponentët e ndjeshëm. Pastrimi dhe mirëmbajtja bëhen veçanërisht të rëndësishme gjatë dimrit dhe pranverës, kur rrugët janë të kriposura. /Telegrafi/








































