LAJMI I FUNDIT:

A mund ta nxisin lindjen marrëdhëniet seksuale?

A mund ta nxisin lindjen marrëdhëniet seksuale?

Mund të keni dëgjuar se te shumë gra shtatzëna dhimbjet e lindjes kanë filluar pas marrëdhënieve seksuale. A mund të jetë e vërtetë një gjë e tillë?

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Secila grua shtatzënë gjatë vizitave mjekësore e kupton se kur është data e përafërt e lindjes. Poashtu, dihet se lindja quhet në termin pas javës së 37. Për këto arsye disa shtatzëna nuk kanë durim dhe provojnë mënyra të ndryshme të inicimit të procesit të lindjes.


Kjo ndodh shpesh nëse kalon termini i lindjes për disa ditë.

Shpesh shtatzënat e bëjnë pyetjen “pasi që lindja është në termin dhe bebja tashmë është e pjekur, përse u dashka të presim kontraksionet e lindjes, përse të mos bëjmë diçka që lindja të fillojë sa më parë”.

Shumë shtatzëna pak ditë para lindjes përpiqen të jenë sa më aktive, ecin shumë, pastrojnë shtëpinë ose kalojnë shumë orë nëpër dyqane me mendimin se kontraksionet do të nisin më shpejt. I njëjti mendim është edhe për marrëdhëniet seksuale.

Në fakt, marrëdhëniet seksuale nuk janë aspak të rrezikshme gjatë gjithë shtatzënisë. Marrëdhëniet seksuale kundërindikohen në rastet me placenta previa dhe në rastet kur pëlcasin membranat amniale (pra kur rrjedh ujori).

Nëse shtatzëna nuk ka ndonjë problem, nuk ka arsye që të shmangë marrëdhëniet seksuale, ndonëse shumë gra kanë frikë se mos ndoshta gjatë marrëdhënieve seksuale bebja mund të lëndohet në ndonjë mënyrë.

Gjatë marrëdhënieve seksuale mund të prodhohet oksitocina që është hormon i cili nxit tkurrjet e mitrës. Poashtu, sperma mund ta zbusë qafën e mitrës dhe ta lehtësojë dilatimin.

Këto efekte janë shumë të vogla, prandaj nuk duhet të keni frikë se nëse keni marrëdhënie seksuale mund ta provokoni ndonjë problem. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori