Prerjes cezariane duhet t’i nënshtroheni vetëm atëherë kur për të ekzistojnë indikacione, dhe jo për atë se me prerje cezariane ka lindur ndonjë aktore ose fqinja juaj e përkëdhelur.
Mjekët e sotëm e rekomandojnë prerjen cezariane për shkak se femrat kanë frikë nga dhimbja gjatë lindjes normale. Por, prerja cezariane mund të ketë më shumë pasoja dhe komplikime të padëshirueshme, transmeton Telegrafi.
Vendimin për mënyrën e lindjes duhet ta merrni pasi të shqyrtoni të gjitha faktet dhe rreziqet nën drejtimin e mjekut tuaj, i cili pas shqyrtimit të parametrave të indikacionit duhet të vendosë për metodën me anë të të cilës do të sillni në botë foshnjën tuaj.
Mangësitë e prerjes cezariane:
1. Rikuperimi zgjat më shumë. Frika nga dhimbjet shpesh i orienton femrat kah prerja cezariane, për të cilën konsiderojnë se është proces më i shpejtë dhe do t’i mbajë vetëm një apo dy ditë në spital. Mirëpo, për shkak të përdorimit të anestezionit dhe barnave të tjerë, si edhe ndërhyrjes kirurgjike, rikuperimi është më i gjatë në krahasim me lindjen normale.
2. Rreziku i shtuar për infeksione, gjakderdhje dhe trombozë. Për dallim nga lindja natyrore, prerja cezariane shton gjasat për infeksione. Në disa raste mund të shfaqet infeksion i rëndë, i cili kërkon ndërhyrje të tjera kirurgjike dhe doza të mëdha të antibiotikëve.
3. Në shumë raste, femrat pas lindjes me prerje cezariane ankohen se kanë fituar shumë në peshë, sidomos nën pjesën ku është bërë prerja. Po ashtu, shumë femra ankohen për humbje të ndjesisë në dhe rreth vendit ku është kryer prerja.
4. Në krahasim me foshnjat e lindura me rrugë normale, foshnjat e lindura me ndërhyrje kirurgjike, për shkak të barnave të shfrytëzuar gjatë kohës së operacionit, nuk janë plotësisht perceptuese menjëherë pas lindjes. Po ashtu, gjidhënia e fëmijëve që lindin me operacion kërkon mundim më të madh në krahasim me atë të foshnjave që lindin me rrugë normale.
Si të shmangen efektet negative të prerjes cezariane
Për të shmangur dhimbjet dhe traumat pas lindjes, duhet që të bëni disa ndryshime në rutinën tuaj ditore.
1. Disa muaj pas lindjes, filloni të ecni rregullisht. Kjo do t’u ndihmojë që të ruani fleksibilitetin e trupit dhe do t’u ndihmojë të largoni plogështinë pas operacionit.
2. Mund të filloni me një regjim të rregullt ushtrimesh, ashtu që trupi juaj të mbetet aktiv dhe fleksibil.
3. Domosdo merrni të gjitha barnat për aq kohë sa ju ka rekomanduar mjeku, ashtu që të pengoni shfaqjen e infeksioneve dhe komplikimeve tjera të paslindjes.
4. Shkoni në kontrolle të rregullta që të shmangni çfarëdolloj komplikimi pas lindjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërit në Danimarkë i lënë fëmijët të flenë jashtë dhe thonë se kanë një arsye të mirë për këtë
Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë