Pavarësisht se nga cila frutë janë lëngjet, gjithmonë është më e shëndetshme të konsumoni fruta të papërpunuara sesa lëngjet e frutave.
Lëngjet e frutave nuk e meritojnë një reputacion aq të mirë kur është fjala për ushqim të ekuilibruar apo përmirësim të shëndetit të organizmit.
Shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë vetëm kalori dhe sheqerna, ndërsa përmes konsumit të frutave të papërpunuara, ju merrni një mori të mineraleve dhe vitaminave që janë të mira për trupin tuaj.
Një studim i kohëve të fundit nga shkencëtarët australianë tregoi se vetëm një gotë me lëng frutash në ditë është e mjaftueshme për ta rritur nivelin e presionit të gjakut.
Shkencëtarët e kryen hulumtimin i cili zgjati 12 muaj. Pjesëmarrësit e plotësuan një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me shprehitë e jetës së tyre. Kur i morën në konsideratë faktorët e tjerë, siç janë mosha dhe pesha, ata dolën me rezultate të qarta.
Presioni sistolik i gjakut ishte për 3-4 njësi më i lartë tek personat që pinin lëngje frutash çdo ditë, në krahasim me personat që i pinin lëngjet rrallë ose fare.
Përmes konsumimit të lëngjeve ju merrni sheqer të tepërt, i cili është i njohur për rritjen e nivelit të presionit të gjakut.
Pirja e lëngjeve të frutave është bërë e popullarizuar gjatë dekadave të fundit, ndërsa opinionet e ekspertëve në lidhje me ndikimin e lëngjeve të frutave ndryshojnë. Megjithatë, shumica e tyre pajtohen se është më mirë të konsumohen frutat e papërpunuara.
Lëngjet e frutave mund t’i harroni plotësisht, përveç nëse i shtrydhni vetë. Madje edhe atëherë duhet t’i pini në mënyrë të moderuar, dhe kjo do të thotë disa herë në javë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?