LAJMI I FUNDIT:

Nga skandali i TIMS tek ngjarja Pogradecit, dritëhijet e Rrumbullakut në dy vite

Nga skandali i TIMS tek ngjarja Pogradecit, dritëhijet e Rrumbullakut në dy vite

Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të policinë në shtator të vitit 2022 pasi qeveria shkarkoi nga detyra për mos përmbushje të objektivave Gledis Nanon, një vendim që sot është shpallur i paligjshëm nga shkalla e parë e drejtësisë.

Në këtë detyrë ai u katapultua teksa mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së mbikqyrjes policore.

Për rreth 1 vit Rrumbullaku punoi me Bledi Çuçin si ministër i brendshëm e më pas për 1 vit tjetër me Taulant Ballën.


Ky i fundit sipas burimeve kishte tentuar largimin e Rrumbullakut të cilin dikur në opozitë e akuzonte si pjesë të grupit çiftelia, por pa sukses.

Gjatë kësaj periudhe 2 vjeçare në polici nuk kanë munguar ngjarjet e rënda dhe skandalet.

Fillimisht Rrumbullakut kur u prezantua në detyrë, iu kërkua nga Kryeministri Rama të zbardhte të vërtetën mbi fatin e Ervis Martinaj, kërkesë që nuk u plotësua, veç deklaratave shablon, “hetimet vazhdojnë”.

Tentativa për të ndërhyrë në sistemin TIMS dhe roli dyshues i Rrumbullakut mbi veprimet dhe mosveprimet e tij që dolën në komisionin hetimor ku u pyet si dëshmitar ishin një tjetër ‘pikë e nxëhtë’ në drejtimin 2 vjeçar.

Vrasja e Egli Progës në Pogradec dhe lufta që policia i shpalli për këtë ngjarje prokurorisë e medias, ishte një tjetër zhvillim që shënjoi udhëheqjen e uniformave blu nga Rrumbullaku.

Gjatë kësaj periudhe në krye të policisë Rrumbullaku nuk është sulmuar nga opozita, qeveria e së cilës para vitit 2013 kur ishte në pushtet e promovoi në detyra të larta dhe rëndësishme./Euronews Albania/