Ekspertët besojnë se shumë më pak punëtorë do të jenë të disponueshëm në Gjermani në dekadat e ardhshme. Si mund të zgjidhet problemi?
Sipas parashikimeve të ekspertëve, numri i njerëzve në tregun gjerman të punës deri në vitin 2060 do të ulet ndoshta nga 45.7 në 40.4 milionë.
Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB) thotë se potenciali i fuqisë punëtore do të ulet me 11.7 për qind në këtë periudhë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si ndryshimet demografike, nataliteti, imigracioni dhe emigracioni.
“Rezultatet tregojnë se kompanitë do të kenë dukshëm më pak punëtorë në dispozicion në dekadat e ardhshme”, thotë Enzo Weber, ekonomist në IAB.
Më shumë gra dhe të moshuar në tregun e punës
Ky vlerësim merr parasysh kundërmasat dhe faktorët e jashtëm të shumtë si zhvillimet ekonomike dhe demografike jashtë vendit, si dhe lindshmërinë. Pa këto masa, numri i punëtorëve të disponueshëm në treg do të jetë edhe më i vogël. Sipas studimit, vetëm shkalla e punësimit të grave dhe të moshuarve do të zhvillohet pozitivisht në vitet në vijim.
Për gratë gjermane nën moshën 55-vjeç, ekspertët supozojnë se norma do të rritet nga 87 në 93 për qind, ndërsa për gratë me origjinë të huaj nga 67 për qind në 77 për qind. Llogaritjet bazohen në supozimin se lindshmëria do të rritet nga 1.5 në 1.7 fëmijë për grua.
“Vendet e treta po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për BE-në kur bëhet fjalë për migracionin për motive punësimi. Pra, barrierat duhet të hiqen, por në të njëjtën kohë duhet bërë më shumë për të siguruar që emigrantët të fitojnë një terren në tregun e punës dhe të gjejnë perspektiva afatgjata në Gjermani”, thotë Weber.
A do të ulet popullsia?
Po ashtu, imigracioni nga vendet e BE-së, si Polonia apo Rumania, do të reduktohet ndjeshëm. Ndërsa mesatarisht 900 mijë njerëz nga vendet e BE-së erdhën në Gjermani në dhjetë vitet e fundit, në vitin 2060, sipas studimit, do të jetë vetëm 600 mijë.
Nga ana tjetër, imigracioni nga vendet e treta do të rritet nga 240 mijë në 500 mijë njerëz në vit. Por duhet mbajtur parasysh edhe emigracioni nga Gjermania: sipas vlerësimeve, nga 750 mijë që janë aktualisht, ai do të arrijë në një milion njerëz që largohen nga vendi çdo vit.
Sipas vlerësimeve, vetëm 72.6 milionë njerëz do të jetojnë në Gjermani në vitin 2060, që është rreth dhjetë milionë më pak se sot. Mbi të gjitha, imigracioni nga vendet e tjera të BE-së ka të ngjarë të bjerë ndjeshëm pasi kushtet e jetesës atje përmirësohen dhe në të njëjtën kohë situata demografike është ndonjëherë edhe më pak e favorshme se në Gjermani. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'