LAJMI I FUNDIT:

Pengesa e radhës për sportistët e Kosovës vjen nga Spanja, nuk lejon përfaqësimin me simbolet shtetërore në garat për kajakim

Pengesa e radhës për sportistët e Kosovës vjen nga Spanja, nuk lejon përfaqësimin me simbolet shtetërore në garat për kajakim
(Foto: Facebook/FKKS)

Akoma pa u zgjidhur rasti i Indisë me boksieren Donjeta Sadiku, është Spanja, një tjetër vend që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë që diskriminon sportistët tanë.

Federata për Kajakim e Kosovës bënë me dije se Federata për Kajakim e Spanjës nuk do ta lejojë kajakuesen tonë, Blandine Xhemajli, të përfaqësohet me simbolet shtetërore të Kosovës, në garën ndërkombëtare të kajakimit, që do të mbahet në fund të këtij muaji në Spanjë.


Një gjest i tillë, kryekëput politik, është diskriminues dhe assesi i pranueshëm për ne, për çka do të marrim masat e nevojshme në institucionet përkatëse ndërkombëtare – thuhet në një reagim të KOK-ut.

Donjeta Sadiku mbetet jashtë Botërorit të boksit - nuk lejon nënshtrimin e Kosovës
Lexo po ashtu Donjeta Sadiku mbetet jashtë Botërorit të boksit - nuk lejon nënshtrimin e Kosovës

Komunikata e plotë e Federatës për Kajakim të Kosovës (pa ndërhyrje):

Spanja pengon Kosovën në garat për Kajakim !!!

Federata për Kajakim e Kosovës / Canoe Federation of Kosovo ju njofton se sot me datë: 14/03/2023 kemi pranuar një e-mail nga Sekretari Teknik i Federatës për Kajakim të Spanjës “Real Federación Española de Piragüismo” – Gonzalo Melero në të cilin e-mail na është mohuar e drejta sportive për paraqitje me simbole shtetërore të Republikës së Kosovës në garën e cila është e listuar në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Kajakimit (Internacional Canoe Federation – ICF): 2023 ICF CANOE SLALOM RANKING RACE – PYRENEES CUP 2, garë e cila do të mbahet me datë: 25-26/Mars/2023 në La Seu D’Urgell, Spanjë.

Federata për Kajakim e Kosovës / Canoe Federation of Kosovo ndjehet e shqetësuar për sportistët tanë dhe njëkohësisht e diskriminuar nga ky vendim i Federatës Spanjolle për Kajakim.

Garuesja jonë Blandine Xhemajlji deklaron se nuk do të regjistrohet për garim në këtë event duke u përfaqësuar me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Kajakimit (ICF), dhe njëkohësisht është shumë e shqetësuar për gjendjen e krijuar.

Ne kërkojmë nga Federata Ndërkombëtare për Kajakim (ICF) por edhe nga Unioni Europian i Kajakimit (ECA), por edhe nga institucionet vendëse e ndërkombëtare të cilat mbrojnë të drejtat e sportistëve që të mbështesin sportistët nga Kosova:

Qeveria e Republikës së Kosovës – Government of Kosovo;
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- Ministry of Culture, Youth and Sports of Kosovo;
Kosovo Olympic Committee – Komiteti Olimpik i Kosovës
Olympics – International Olympic Committee;
Planet Canoe – International Canoe Federation;
Canoe Europe – European Canoe Association;


Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori