LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i BBC flet për fëmijët shqiptarë të zhdukur në Britani: Punojnë në lavazh ose “shtëpi bari”

Gazetari i BBC flet për fëmijët shqiptarë të zhdukur në Britani: Punojnë në lavazh ose “shtëpi bari”

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë rikthehen në qendër të vëmendjes në Mbretërinë e Bashkuar. Një gazetar i BBC ka ngjallur polemika pasi sugjeroi se adoleshentët shqiptarë pranojnë me vullnetin e tyre që të trafikohen, duke u joshur nga premtimet për një vend pune.

Yahoo News raporton se të paktën 100 organizata joqeveritare njoftuan kabinetin britanik dhe kryeministrin Rishi Sunak për zhdukjen e më shumë se 200 fëmijëve azilkërkues nga hotelet dhe qendrat e strehimit.

Gazetari Mark Easton, atë që ka ndodhur e konsideroi një skandal me mbrojtjen e fëmijëve, duke nënvizuar se 9 nga 10 minorenë të pashoqëruar në hotelet britanike janë djem shqiptarë.


“Këto djem të rinj trafikohen shpesh, ndonjëherë edhe me dëshirën e tyre. Ata vijnë këtu duhet e ditur se do të punësohen nga bandat kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ata zhduken nga hotelet sapo gjejnë mundësinë për t’u larguar dhe shpesh përfundojnë duke punuar në lavazhe apo ferma të kanabisit”, deklaroi Mark Easton, gazetar i BBC.

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar drejtues të ndryshëm të organizatave për mbrojtjen e emigrantëve, duke i konsideruar ato “shokuese dhe të turpshme”. Fjalët e përdorura nga gazetari i BBC janë dënuar edhe nga deputetja laburiste në Britani, Debbie Abrahams.

“Si mund të thuash se dikush është trafikuar me dashje? Veçanërisht kur je një minoren?”, Debbie Abrahams, deputete e partisë laburiste

Ministria britanike e emigracionit ka njoftuar se me shumë se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë akomoduar në hotele që prej korrikut të vitit 2021. 440 prej tyre janë shpallur të zhdukur, ndërsa ende nuk është zbuluar fati i 200 fëmijëve./A2 CNN