Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se edhe pse KFOR-i ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave në veri të vendit, tashmë janë bërë dy jave prej kur ato janë vendosur.
Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se Kosova nuk mund të tolerojë deri në pafundësi, pasi siç tha, barrikadat po e pengojnë lirinë e lëvizjes.
“KFOR-i ka kërkuar pak kohë, por sot janë bërë dy javë prej kur janë vendosur barrikadat. Ato janë duke e penguar lirinë e lëvizjes. Ne i kemi dhënë kohë pikërisht për shkak se liria e lëvizjes është konsideruar vlera themelore në Republikën e Kosovës nga pikëpamja e KFOR-it”, u shpreh ai, raporton Telegrafi.
“E tash lirinë e lëvizjes nuk e kemi sepse kemi 11 barrikada që janë vendosur, të cilat siç e dini ju të gjithë nuk janë civile, por barrikada të njerëzve të uniformuar e të armatosur. Ato janë të pozicionuara në atë formë që më shumë kanë të bëjnë për ta mbrojtur personin e uniformuar për të shtënë drejt veturave që vijnë se sa të mos lejojnë tejkalimin e automjeteve në pjesën tjetër të barrikadës”.
Tutje, kreu i ekzekutivit tha se pas Krishtlindjeve do të zhvillojë takim me komandantin e KFOR-it, ku do të sqarohet gjithçka.
“Meqë sonte është Krishtlindja, ne shumë shpejt do ta kemi një takim me komandantin e KFOR-it por kjo nuk mund të tolerohet kështu pafundësisht dhe mund të lejojmë që edhe javë të tjera të na kalojnë e të mos kemi liri të lëvizjes. Në atë takim që do të kemi besoj se do të sqarohet gjithçka”, tha Kurti.
Më 22 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heq barrikadat.
Në të njëjtën ditë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave gjatë një proteste në Rudar.
Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në dhe BE-në, bënë disa herë thirrje që tensionet në veri të Kosovës të zgjidhen me dialog.
Autoritetet në Kosovë thanë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato.
KFOR nuk iu përgjigj interesimit të REL-it nëse planifikon ndonjë aksion në veri.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se barrikadat do të largohen kur të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Prishtina zyrtare e kundërshton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj