LAJMI I FUNDIT:

City do t’i shesë dy lojtarë për ta transferuar Maguiren

City do t’i shesë dy lojtarë për ta transferuar Maguiren

Manchester City nuk po heq dorë nga transferimi i Harry Maguires, derisa po planifikojnë shitjen e Eliaquim Mangalas dhe Nicolas Otamendit.

Pep Guardiola është duke tentuar që ta transferojë me ngulm mbrojtësin anglez, mirëpo Leicester City kërkon hiq më pak se 89 milionë euro.


Citizens po planifikojnë që t’i shesin të dy mbrojtësit për ta financuar transferimin e Maguires, ndërsa rivalizohen nga Manchester Unitedi për shërbimet e lojtarit.

Harry Maguire (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Në Etihad janë në dijeni se në rast se bëjnë shpenzime të mëdha, mund të dënohen nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar.

Man City e ka fituar betejën me Man Utd për Maguiren, anglezi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë
Lexo po ashtu Man City e ka fituar betejën me Man Utd për Maguiren, anglezi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë

Sipas SunSport, Mangala dhe Otamendi do të shiten në këtë javë, në mënyrë që ta transferojë Maguiren nga rivali i Ligës Premier.

Guardiola aktualisht në qendër të mbrojtjes e ka John Stones dhe Aymeric Laporten, por që e do edhe mbrojtësin anglez si zëvendësues të Vincent Kompanys që u largua në fund të sezonit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori