Alarmon shoqëria civile: Çmimi i rrymës do të jetë më i shtrenjtë për 92% nëse jetësohet ‘Kosova e Re’ (Dokument)
Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme mbi ndikimin në çmimin e faturave të energjisë elektrike nëse jetësohet termocentrali “Kosova e Re”, i cili do të vështirësojë tej mase përballueshmërinë e energjisë elektrike nga qytetarët.
Sipas shoqërisë civile, për amvisëritë tarifa e lartë (ditën) është 6.75 cent/kWh, ndërsa tarifa e ulët (natën) është 2.89 cent/kWh.
“Mesatarja e këtyre dy tarifave del të jetë 4.82 cent/kWh. Mirëpo, nuk duhet anashkaluar faktin që shumica e energjisë elektrike në Kosovë shpenzohet gjatë ditës, pra me tarifë të lartë. Andaj, një mesatare e arsyeshme dhe e krahasueshme që përfshin dhe i jep rëndësi shpenzimit gjatë ditës do të duhej të ishte diku në vlerën e 6 cent/kWh. Sipas Eurostat, konsumi mesatar i një familjeje kosovare bie diku në mes 2500-5000 kWh në vit apo 312.5 kWh në muaj. Për ta përkthyer këtë në faturë mujore duhet të shumëzohet vlera e mesatares mujore të konsumit me vlerën mesatare të çmimit. Pas kësaj llogaritje, i bie që një familje kosovare paguan mesatarisht 18.75 euro në muaj për energji elektrike. Normalisht, kjo shumë është modeste pasi që nuk merr parasysh përdorimin e pajisjeve joefiçiente si dhe variacionet verë-dimër kur kërkesa për energji elektrike është më e madhe për shkak të pajisjeve për ftohjen apo ngrohjen e ajrit. Çmimi mesatar prej 6 cent/kWh ndryshon kur vihet në lojë Termocentrali Kosova e Re. Kjo për shkak se TC Kosova e Re veçse do të prodhojë energji elektrike me çmim më të lartë (8 cent/kWh) sesa totali i çmimit aktual (6 cent/kWh) për energji elektrike. Kur llogaritet çmimi i prodhimit nga TC Kosova e Re (8 cent/kWh), përçimi i energjisë elektrike nëpërmjet KOSTT (0.3 cent/kWh), blerja nga KEDS dhe shitja nga KESCO (3.2 cent/kWh) del që çmimi final për konsumatorë familjarë të jetë diku 11.5 cent/kWh. Andaj, nëse një familje kosovare deri më sot ka paguar 18.75 euro në muaj për energji elektrike, i bie që po e njëjta familje do të duhet të paguajë 35.94 euro në muaj apo 92% më shtrenjtë faturën e energjisë elektrike për të njejtën sasi të energjisë elektrike të konsumuar (kjo nëse ndërtohet TC Kosova e Re)”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave.
BGF, GAP, GLPS dhe INDEP kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të Kosovës nga kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali.
“Ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare të mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut. Duke ndërprerë këtë projekt të dëmshëm, Kosova ka mundësinë të ndërtojë të ardhme evropiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtërishme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit”, vijon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'