Milan Radojiçiq, i akuzuar si shefi i nëntokës së komunave veriore, ka një listë me opsione veprimesh për të realizuar shpëtimin e tij nga drejtësia.
Disa prej këtyre veprimeve kanë çuar deri te përçarja e Listës Serbe.
Burime të RTV Dukagjinit thonë se Radojçiqi i ka në dorë shumicën e kryetarëve të Komunave Serbe, si dhe 5 nga 9 deputetët e Srpska-s në Parlamentin e Kosovës. Por, ai nuk i kontrollon të gjithë deputetët dhe as të gjithë kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
RTV Dukagjini disponon pjesë nga komunikimi në grupin e deputetëve të Listës Serbe në ‘viber’ e ku vërehen kundërshtime të disa prej këtyre deputetëve, ndaj udhëzimeve të Radojiçiqit.
Përmbajtja e komunikimit në këtë grup është alarmante kur flitet për përçarjen që e ka ky grup parlamentar. Njerëzit që më së shumti shkruajnë në këtë grup janë Igor Simiq dhe Sasha Milosavleviqi, të cilët shkëmbejnë akuza të mëdha mes vete.
Edhe në këtë grup vërehet se njeriu që ri mbi të gjithë e që mundohet t’i bashkojë serbët është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Mirëpo, burime të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se Milan Radojiçiqi nuk e ka marrë mbështetjen e mjaftueshme dje në Beograd për një “bunkerizim të veriut”. Prandaj, ai mbrëmë ka urdhëruar menjëherë tërheqjen e serbeve nga institucionet e Kosovës dhe është kërcënuar se kushdo që s’e bën këtë do ta pësojë keq.
Ai, i është kërcënuar me zë të lartë njërit prej kryetarëve të komunave se “do t’i bëjë hundët përshesh” (Origjinal: Razbicu ti njusko) nëse nuk e dëgjon fjalë për fjalë çdo urdhër të tijin ditëve në vijim.
Ndër urdhrat e parë janë: “Dorëheqje”, “Barrikada me të gjithë serbet në rrugë”, dhe më e rëndësishmja “Sulm ndaj pikave kufitare”.
Kërkesa e Radojiçiqit, që pikërisht nuk ka marrë mbështetje, janë barrikadat.
“Milan Radojiçiqi është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta shpëtuar vetën nga dyshimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dje në Beograd nuk ka shkuar diçka mirë edhe pse vetë Vuçiqi ka thënë për Radojçiqin se aspak nuk ka argumente se është i përfshirë në këtë vrasje”, ka thënë i njëjti burim për RTV Dukagjini.
Politikanët serbë të Kosovës, duke nisur nga Rada Trajkoviq, pastaj Momçilo Trajkoviq e të tjerë, vazhdimisht kanë ngritur zërin se mund të jenë viktima të Milan Radojiçiqit. Kjo frikë tash është prezente edhe te vetë pjesëtarët e Listës Serbe, veçmas atyre në komunat veriore./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri