LAJMI I FUNDIT:

88 mijë e 500 euro u shpenzuan nga Zyra e Presidentes për gjashtë muaj – më së shumti para u harxhuan në akomodim jashtë vendit dhe bileta

88 mijë e 500 euro u shpenzuan nga Zyra e Presidentes për gjashtë muaj – më së shumti para u harxhuan në akomodim jashtë vendit dhe bileta

88 mijë e 521 euro, janë harxhuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit të saj, gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti.

Këto para u shpenzuan në dreka dhe darka zyrtare, në telefoni fikse, akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit, karburant për 7 vetura të Presidencës dhe aviobileta.


Bazuar në të dhënat që ka siguruar Telegrafi, përmes qasjes në dokumente publike, për periudhën janar-qershor 2023, më së shumti para u shpenzuan në akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit dhe aviobileta.

Shpenzimet brenda gjashtë muajve nga Zyra e Presidentes / Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Vetëm presidentja Vjosa Osmani ka harxhuar 17 mijë e 912 euro për akomodim dhe aviobielta.

Ndërkaq këshilltarët dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të Osmanit e që janë 11 persona, të gjithë së bashku harxhuan 55 mijë e 580 euro.

Pas Osmanit, më së shumti në akomodim jashtë vendit dhe aviobileta kanë harxhuar Blerim Vela, Learta Hollaj dhe Donjeta Miftari, shkruan Telegrafi.

Shpenzimet e akomodimit jashtë vendit dhe aviobileta/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Për shpenzime të telefonisë fikse dhe karburant për vetura (7 vetura të Presidencës), gjatë gjashtë muajve u shpenzuan 9 mijë e 409 euro.

Telegrafi gjatë ditëve bë vazhdim do t’ju sjell edhe shpenzimet nga Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori