LAJMI I FUNDIT:

800 metra nën tokë, brenda minierës “Trepça” – rrëfimi i minatorit që nxjerr xehen me vlerë


Në grupin prej tre minatorëve që po nxirrnin xehe në horizontin e 11-të të minierës “Trepça” në Stantërg të Mitrovicës është Arben Halili, të cilin e kishin mbuluar djersët dhe pluhuri i zi.

Reklama

Telegrafi qëndroi për disa orë brenda zgafelles së Trepçës, ku pa nga afër punën e minatorëve në një nga punishtet në horizotin 11-të, rreth 800 metra nën tokë.

Njëri nga minatorët, i cili po nxirrte xehen e çmuar është Arben Halili, nga fshati Cerajë dhe aty punon tash 10 vjet. Ai thotë për Telegrafin se puna nuk është e lehtë.

Halili tregoi se aty ku është duke nxjerrur zehen është punishtja me e rrezikshme si dhe më me vlerë e horizontit 11-të, pasi siç tha ai pretendohet se aty ka argjend.

“Për këtë punishte, flitet se ka argjend”, ka thënë ai.

Minatori po ashtu tha se puna në minierë nuk është e lehtë, dhe se asnjëherë nuk e kishte menduar që të punojë si minator.

“Vallai s’di ku me shku ma vështirë, 800 metra teposhtë, bëje hesap. As që më ka shku në mend, që do ndonjëherë do të punoja minator. Baba ka dal në pension, e mandej hyra unë. Këto mure me minerale i shpojmë. Në fund të ndërrimit i mbushim me municion, mandej i ndezim… Për këtë punishte flitet se ka argjend. Është ndër punishtet më të mira, por është shumë e rrezikshme”, tha ai.

Halili thotë se në një ndërrim në këtë punishte punojnë tre minatorë.

“Tre minatorë punojmë në këtë punishte gjatë një ndërrimi. Kjo xehe ka vlerë të madhe”, tha ai.

Ai tha se xehet i bartin me një makineri, të cilën e quajnë ‘kave’, deri tek vendi i destinuar për të dal në sipërfaqe, me anë të ashensorit.

“Mandej kur vjen ndërrimi i dytë merren me pjesën që kemi detonu ne”, tha minatori.

Halili tregoi se cila do të ishte mosha ideale për minatorin që të pensionohej.

“Me mujt kisha dal në pension si 50 vjeçar. Sa më gjatë këtu aq më e shkurt është jeta. Shiko çfarë pluhuri ka këtu, çfarë kushtesh janë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Escobar: Lajçak ka mbështetjen e plotë, nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik të ndryshojë taktikat e tij

Escobar: Lajçak ka mbështetjen e plotë, nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik të ndryshojë taktikat e tij

Lajme
“I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB

“I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB

Lajme
Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Lajme
Krahasimi, sa para kursehet në Gjermani dhe sa në Shqipëri?

Krahasimi, sa para kursehet në Gjermani dhe sa në Shqipëri?

Lajme
Takimi me Osmanin, Lajçak: Patëm bisedë të detajuar dhe të dobishme

Takimi me Osmanin, Lajçak: Patëm bisedë të detajuar dhe të dobishme

Lajme
Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

Lajme
Kalo në kategori