LAJMI I FUNDIT:

78 vende në konferencën zvicerane bien dakord se integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë baza e çdo marrëveshje paqeje

78 vende në konferencën zvicerane bien dakord se integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë baza e çdo marrëveshje paqeje

Gati 80 vende kërkuan të dielën që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare të Rusisë.

Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, komunikata e përbashkët mbylli një konferencë dy-ditore të shënuar nga mungesa e Rusisë, e cila nuk ishte e ftuar, përcjell Telegrafi.

Por shumë pjesëmarrës shprehën shpresën se Rusia mund të bashkohet në një udhërrëfyes drejt paqes në të ardhmen.


Lufta e gjithanshme që nga pushtimi i Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin në shkurt 2022 ka vrarë ose plagosur qindra mijëra njerëz, ka shkaktuar telashe në tregjet për mallra si drithëra dhe plehra, si dhe ka dëbuar miliona nga shtëpitë e tyre.

Rreth 100 delegacione, kryesisht vende perëndimore, morën pjesë në konferencën që u konsiderua si hapi i parë drejt paqes.

Aty përfshiheshin presidentë dhe kryeministra nga Franca, Gjermania, Britania, Japonia, Polonia, Argjentina, Ekuadori, Kenia dhe Somalia.

Selia e Shenjtë u përfaqësua gjithashtu dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris foli në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

India, Meksika, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Tajlanda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – të përfaqësuara nga ministra të jashtëm ose të dërguar të nivelit më të ulët – ishin ndër vendet që nuk nënshkruan dokumentin përfundimtar, i cili fokusohej në çështjet e sigurisë bërthamore, sigurisë ushqimore dhe shkëmbimi i të burgosurve.

Sidoqoftë, dokumenti përfundimtar i nënshkruar nga 78 vende thoshte se Karta e OKB-së dhe “respekti për integritetin territorial dhe sovranitetin … mund dhe do të shërbejnë si bazë për arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

Kjo ka qenë një gjë “jo e pranuar” për Putinin, i cili dëshiron që Ukraina të lëshojë më shumë territor dhe të largohet nga shpresat e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

Evropa
Liqeni gjigant në Kaliforni kthehet papritur 130 vjet pas zhdukjes

Liqeni gjigant në Kaliforni kthehet papritur 130 vjet pas zhdukjes

Botë
Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja

Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja

Serbia
Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit

Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit

Amerika
Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Botë
Pas infektimit me COVID, mjeku i Bidenit del me deklaratë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit

Pas infektimit me COVID, mjeku i Bidenit del me deklaratë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit

Amerika
Kalo në kategori