LAJMI I FUNDIT:

78 milionë euro të hyra në ekonominë shqiptare nga parajsat fiskale në tremujorin e parë

78 milionë euro të hyra në ekonominë shqiptare nga parajsat fiskale në tremujorin e parë

Paratë që kanë hyrë në qarkullim në ekonominë shqiptare në pjesën e parë të vitit nga parajsat fiskale kanë arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2015.

Janë në total 78 milion euro që janë investuar nga kompani dhe individë të regjistruar në vende me regjimin “guackë” në 3 muajt e parë të vitit.


Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet nga shtetet të cilat ruajnë sekret vendin dhe emrin e pronarëve në fund të muajit mars kapën vlerën 70 milion euro, kundrejt 45 milion euro që ishin këto investime në tremujorin e fundit të vitit 2021.

Flusket më të mëdha rezultojnë nga Qipro, Panama dhe Ishujt Kajman.

Në harkun kohor të 3 muajve nga Qipro janë future 5 milion euro në Shqipëri, 2 milion euro nga Panama dhe 1 milion nga Ishujt Kajman.

Parajsat fiskale janë shtete që ofrojnë ruajtjen e anonimatit për emrin e pronarit dhe kompanive që e kontrollojnë një firmë të caktuar dhe në rastet më të shumta ofrojnë regjim fiskal pa taksa ose me barrë tatimore shumë të ulët.

Shtetet guackë përdoren në më të shumtën e rasteve nga ndërmarrje që duan të fshehin të ardhurat dhe burimin e tyre, por vitet e fundit janë bërë shumë të dëshiruara edhe për politikanët që fshehin pasurinë.

Për shqiptarët shteti më i pëlqyer është Qipro, i cili ka dhe një afërsi gjeografike të mirë me vendin tonë.

Vitin e shkuar nga Qipro hynë në Shqipëri 17 milion euro, ndërsa stoku total i investimeve nga shtetet offshore arriti 201 milion euro. /Euronews Albania/