Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti hiç më pak se 760 milionë euro para të buxhetit të shtetit janë shpenzuar për paga, subvencione dhe transferime sociale, derisa gjatë kësaj periudhe kohore për investime kapitale në gjithë Kosovën janë shpenzuar 280 milionë euro.
Shuma të mëdha parash të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për subvencione, transferime sociale, por edhe për paga të punëtorëve të institucioneve të shtetit derisa në anën tjetër shuma e mjeteve që shpenzohen për investime kapitale është e barabartë me shumën e mjeteve që shpenzohen për transferime sociale.
Në raportin nëntëmujor të Ministrisë së Financave (MF) shihet se gjatë kësaj periudhe kohore për paga janë shpenzuar 410 milionë euro derisa për transferime dhe subvencione sociale janë shpenzuar 349 milionë euro e derisa për investime kapitale në gjithë Kosovën gjatë kësaj periudhe kohore janë shpenzuar 279 milionë euro.
Në raportin e Ministrisë së Financave shihet se gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti për pensione janë shpenzuar 178 milionë euro, ku nga kjo shumë për pensione bazë janë shpenzuar 84.28 milionë euro, për pensione bazë të kontributdhënësve 67.40 milionë euro, për pensione të personave me nevoja të veçanta janë shpenzuar 16.39 milionë euro, për pensione të të verbërve janë shpenzuar për nëntë muaj 4.11 milionë euro, për pensione të përkohshme të ish-minatorëve të “Trepçës” janë shpenzuar 3.17 milionë euro, për pensione të FSK-së janë shpenzuar 890 mijë euro, si dhe për pensione të TMK-së janë shpenzuar 1.98 milion euro. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Qeveria e Kosovës nis përgatitjet për projektet infrastrukturore nga fondet e BE-së
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë