Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar atdhetarin Jusuf Gërvalla, në 75 vjetorin e tij të lindjes.
Haradinaj ka thënë se Jusuf Gërvalla, së bashku me të vëllanë Bardh Gërvallën dhe Kadri Zekën, mbetën në kujtesën shtetërore- si lajmëtarët e lirisë dhe si fuqi motorike e lëvizjes politike të shqiptarëve.
“Në mesin e shumë mendimtarëve dhe luftëtarëve për lirinë e Kosovës, emri i Jusuf Gërvallës veçohet, sepse ai rrëfen për një artist shumëdimensional që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij. Kujtojmë sot, në 75-vjetorin e lindjes, disidentin që shënoi me shembullin e tij prej kryengritësi vitet e tetëdhjeta, epokën kur populli ynë u rizgjua për të kërkuar të drejtën e tij për të jetuar i lirë e i barabartë. Jusufi, së bashku me të vëllanë Bardhin dhe Kadri Zekën u vranë me atentat, më 1982 në Gjermani, por mbetën në kujtesën shtetërore, si lajmëtarët e lirisë dhe fuqi motorike të lëvizjes politike të shqiptarëve, deri në frymën e fundit”, shkroi Haradinaj.
Për nder të veprës së Gërvallës, Brigada 131 e UÇK-së mbajti emrin e tij.
“Lavdi Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla”, përfundoi i pari i ekzekutivit.
Jusuf Gërvalla Lindi në Burrëmad, në komunën e Deçanit. Shkollimi i lartë tij vijoi në Prishtinë e Ljubjanë, më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Një nacionalist i zëshëm, hyri në radarin e Policisë sekrete jugosllave, duke u shtyrë të kërkonte azil në Gjermani ku themeloi Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës që më pas u nda në dy fraksione Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, të fundit e kryesonte Gërvalla.
Më 18 janar 1982 Jusufi bashkë me të vëllanë, Bardhoshin, dhe Kadri Zekën u vranë në lokalitetin Untergruppenbach pranë Shtutgartit në Gjermaninë Perëndimore asokohe. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'