LAJMI I FUNDIT:

707 raste me tuberkuloz për 2018 në Kosovë

707 raste me tuberkuloz për 2018 në Kosovë

Për vitin 2018, 707 raste me tuberkuloz janë regjistruar gjithsej në Kosovë, e me këtë sëmundje prin popullata e kryeqytetit, ndërsa me më së paku raste janë në komunën e Gjakovës.

Kështu është thënë në konferencën e organizuar me moton “Është koha, fund tuberkulozit”, organizuar nga Programi kombëtar kundër TB-së në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.


Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, tha se tuberkulozi edhe sot vazhdon të jetë sëmundja më infektive vdekjeprurëse.

“Kosova është me shkallë më të ultë të personave të vdekur, nga kjo sëmundje, më 2-3 për qind. Përdorimi i duhanit rrit rrezikun ndaj tuberkulozit. 700 raste kanë qenë gjatë vitit 2018, është i lartë krahasuar me vendet tjera të rajonit. Sot janë shpërndarë materiale, por jo vetëm sot IKSHPK gjatë tërë vitit është pranë jush që të parandalohet kjo sëmundje”, tha ai.

Përfaqësuesi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Gazmend Zhuri tha se OBSH është duke asistuar Ministrinë e Shëndetësisë që të ndihmojë dhe të implementojë programin kombëtar të tuberkulozit në Kosovë dhe në përpilimin e udhërrëfyesve.

Ndërsa, Nermin Mahmuti nga CDF, tha se programi i TB ka fituar grantin e ri, ku sipas saj CDF vazhdon të jetë marrës i këtij granti.

“Kemi filluar zbatimin e përkrahjes së këtyre granteve dhe kemi resurse të mjaftueshme që të mbështesim në vazhdim programin kombëtar kundër tuberkulozit. Në këtë trevjeçar na presin sfida të mëdha të zbatimit dhe tranzicionit. Duhet të punohet më tepër, në veçanti me shoqërinë civile, me qëllim të uljes së vdekshmërisë me TB e po ashtu prekjes me këtë sëmundje”, ka vazhduar ajo.

Majlinda Gjocaj, koordinatore e forumit për kontrollin e tuberkulozit tha se TB është sëmundja numër një vdekjeprurëse në botë.

“Për vitin 2018, 707 raste gjithsej në Kosovë. Incidente 39,3 , rezultat i mjekimit 88 për qind, TB në institucionet korrektuese janë zero, TB dhe HIV zero, TB në fëmijë 1.9 për qind. Gjatë vitit 2018 është bërë digjitalizimi i RTG-së në burgun e Dubravës. 15 mikroskopë për të gjitha institucionet. Kryeson Prishtina, ndërsa Gjakova ka më së paku raste me tuberkuloz. Trendi është sa i përket grup-moshës së fundit. Prin meshkujt me një diferencë të ulët”, tha ajo.

Ndërsa Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë tha se këtë vit ideja ka qenë të organizohet një konkurs për mediat, për çmimin më të mirë, storia më e mirë për tuberkuloz. Arbenita Marmullaku ka qenë fituese e çmimit të parë, e cila edhe kishte shkruar për përvojën e saj personale me këtë sëmundje. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori