LAJMI I FUNDIT:

6,706 raste aktive me coronavirus, deklaratat e zyrtarëve shëndetësor në Komitetin për vlerësimin e situatës me COVID-19

6,706 raste aktive me coronavirus, deklaratat e zyrtarëve shëndetësor në Komitetin për vlerësimin e situatës me COVID-19
Foto: Arkiv

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706.

Ndryshe, një ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë takimit të Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19, ka thënë se gjendja me pandeminë në vendin tonë është nën kontroll, por pavarësisht kësaj duhet vazhdimi i masave rigoroze.

Zemaj ka shtuar se në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, dhe 49 raste të vdekjes, ndërsa pozitiviteti është 1.18%.

Ai ka shtuar se bazuar në situatën epidemiologjike, duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe kufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve nëpër komuna.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe rënie të rasteve të vdekjeve.

Tutje, Ramadani ka thënë se masat antiCOVID duhet të vazhdojnë dhe të respektohen nga qytetarët.

“Ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar, në mënyre që të ulen rastet pozitive. IKSHPK synon 0 raste pozitive, por duhet angazhimi i të gjithëve”, tha ai.

Gjithashtu, Ramandai potencoi se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për vaksinat antiCOVID, dhe se ekipet janë gati.

Po ashtu, ai theksoi se janë duke bërë hulumtime edhe për rastet e variantit të ri të coranavirusit.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se situata me pandeminë paraqitet e menaxhueshme dhe është në kontroll të plotë.

Krasniqi ka bërë të ditur se nga 1 janari 2021 numri i pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së sillet mesatarisht rreth 500 pacientë.

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ( AUV) Naser Krasniqi, ka thënë se se janë duke vazhduar me kontrollet inspektuese në të gjitha komunat e Kosovës për respektimin e masave antiCOVID.

Krasniqi tregoi se deri tani kanë bërë mbi 14 mijë inspektime në gjithë Kosovë, ku kanë bërë edhe shqiptimin e gjobave për qytetarë.

“Nga janari e deri tani, inspektorati sanitar ka bëre 14 mijë e 579 inspektime, gjoba për personat fizik 238, për persona juridik 232, vendimi për izolim 908, dalje nga izolimi 638, mbikëqyrje varrime 200”, theksoi ai.

Deklarimi nga ministri në detyrë, Armend Zemaj dhe nga përfaqësuesit e tjerë të institucioneve shëndetësore se situata me pandeminë është nën kontroll, ka nxitur reagimin e Basri Lenjanit, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.

Ai tha se emergjenca është e mbipopulluar me persona që kërkojnë shërbime, derisa tha se sukseset e prezantuara i sheh me mëdyshje.

“Shqetësimi i shërbimeve emergjente është për sëmundjet të cilat po presin për procedurë dhe veprime mjekësore. Është mbipopullim, të mendojmë për të sëmurët që kanë nevojë për intervenime. Agjencitë që po i tregojnë sukseset, unë i shoh me mëdyshje. Ejani vizitoni Emergjencën ku është mbipopulluar me persona që kërkojnë shërbime”, ka thënë Lenjani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori