LAJMI I FUNDIT:

Mbi 14 mijë inspektime nga AUV për COVID-19, Krasniqi thotë se subjektet politike nuk kanë respektuar masat

Mbi 14 mijë inspektime nga AUV për COVID-19, Krasniqi thotë se subjektet politike nuk kanë respektuar masat

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ( AUV) Naser Krasniqi, ka thënë se se janë duke vazhduar me kontrollet inspektuese në të gjitha komunat e Kosovës për respektimin e masave antiCOVID.

Krasniqi gjatë raportimit të tij në takimin e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19 tha se kanë bërë edhe inspektimin e subjekteve politike, transmeton Telegrafi.


“Inspektimet e subjekteve kanë qenë kryesisht në hoteleri, shesh e të tjera. Respektimi i orarit nga sektori i gastronomisë ka qenë pjesërisht i kënaqshëm, ku nuk është respektuar orari është gjobit subjekti. Gjatë tubimeve të partive politike nuk janë respektuar masat antiCOVID. Kemi gjobitur këto subjekte”, tha ai.

Po ashtu, Krasniqi tha se kanë shqiptuar disa vërejtje edhe gjatë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, më 14 shkurt.

“Gjatë vendvotimeve është monitoruar gjendja është shqiptuar vërejtje, dhe është vërejtur se temperatura matëse nuk është respektuar, dhe po ashtu distanca nuk është mbajtur”, pohoi ai.

Krasniqi tregoi se deri tani kanë bërë mbi 14 mijë inspektime në gjithë Kosovë, ku kanë bërë edhe shqiptimin e gjobave për qytetarë.

“Nga janari e deri tani, inspektorati sanitar ka bëre 14 mijë e 579 inspektime, gjoba për personat fizik 238, për persona juridik 232, vendimi për izolim 908, dalje nga izolimi 638, mbikëqyrje varrime 200”, theksoi ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori