LAJMI I FUNDIT:

65% e të anketuarve mendojnë se Qeveria Kurti duhet t’i ashpërsojë masat antiCOVID

65% e të anketuarve mendojnë se Qeveria Kurti duhet t’i ashpërsojë masat antiCOVID

Ka dy javë që ka vazhduar trendi i rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 803.

Në fuqi janë masat e ndërmarra nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Avdullah Hoti, e që nuk ka edhe nuk ishte paraparë  kufizim të lëvizjes së qytetarëve e as ndonjë masë tjetër që prekë sektorë të ndryshëm në vend.

Megjithëse ishte paralajmëruar se mund të ketë masa të reja antiCOVID, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të pyetur nga Telegrafi nëse do të ndërmerren masa të reja kufizuese, kanë deklaruar se deri tani nuk ka vendim dhe se janë duke monitoruar situatën.

“Nuk është marrë asnjë vendim rreth ndonjë mase të re lidhur me COVID-19. MSh është në monitorim të vazhduar të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente. Para çfarëdo vendimi për ndonjë masë, publiku do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, thuhej në përgjigjen e MSH-së.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka bërë një pyetësor online, ku ka pyetur qytetarët nëse duhet që Qeveria Kurti t’i ashpërsojë masat antiCOVID pasi që ka rritje të numrit të vdekjeve dhe të infektuarve.

Për 24 orë, në pyetësor kanë marrë pjesë 6 mijë e 747 qytetarë, ku 4 mijë e 404 qytetarë kanë thënë se Qeveria Kurti t’i ashpërsojë masat, kurse 2 mijë e 343 janë shprehur kundër ashpërsimit të masave.

Në përqindje, 65% e pjesëmarrësve në pyetësor duan masa të reja kufizuese, kurse 35% janë kundër.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në vend janë konfirmuar 781 raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori