Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, të premten më 09.12.2022, ka zhvilluar operacionin policor me qëllim të arrestimit të dy personave të dyshuar.
Arrestimi ka ardhur pas një pune operativ dhe hetimore, pasi policia kishte rënë në gjurmë të të dyshuarve dhe më pas ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve: B.S (1986, mashkull kosovar) dhe M.I., (1986, mashkull, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut).
Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53,100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) si dhe 10,000 (dhjetë mijë dollarë amerikan).
Gjatë këtij operacioni është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit shtetas kosovar.
Gjatë operacionit policor, si prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme, janë sekuestruar:
700×50 € = 35000 €,
181×100 € =18100 €,
100×100 $ dollarë amerikan,
2 vetura dhe
3 telefona.
Të gjitha veprimet janë kryer me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj me vendimin e të cilit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj-Stublla: Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri, ndali pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit
Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 3-vjeçarit në kopsht, nis hetimi ndaj edukatores në Tiranë
Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251