LAJMI I FUNDIT:

500 euro çdo javë, për dëgjuesit e Radio Dukagjinit

500 euro çdo javë, për dëgjuesit e Radio Dukagjinit

“Dukë” është loja më e re në Radio Dukagjini e cila do të fillojë të hënën. Për tu bërë pjesë në lojën më të madhe të organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë.

Loja më e madhe radiofonike në vend dhe rajon po fillon. Më datën 19 shtator 2022, nga ora 08:00 e mëngjesit, dëgjuesit e Radio Dukagjinit, mund të bëhen pjesë e lojës më te re – ‘Dukë’.


Për tu bërë pjesë në lojën më të madhe të organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë, përmes emisioneve të ndryshme dhe nga audio reklamat do të zbuloni se java e cilit artist është.

Ju hyni në lojë duke dërguar mesazh sapo e dëgjoni këngën e parë të atij artisti duke u transmetuar. Nëse i dëgjoni dy këngë të një pas njëshme të të njëjtit artist, sërish dërgoni SMS, e nëse i keni dëgjuar tri këngë të të njëjtit artist njëra pas tjetrës, atëherë mundësia që ju të fitoni 500 euro brenda një jave, është shumë e madhe.

Mesazhin e dërgoni gjatë kohës kur kënga është duke u transmetuar, pasi që të gjitha mesazhet që dërgohen pas kësaj kohe, nuk do të jenë valide. Në garë futeni duke dërguar mesazh me fjalën DUKË në numrin 55 112 nga operatori Ipko. Mesazhi kushton 1 euro.

Nëse dërgoni mesazhe në kohën e gabuar, mund të tarifoheni, por nuk do të fitoni. Çdo javë ndryshon artisti, ora dhe dita e transmetimit të tri këngëve të, të njëjtit artist.

Pasi transmetohen tri këngë të artistit të njëjtë, fituesi do të përzgjidhet në mënyrë të rëndomtë dhe do të telefonohet nga stafi ynë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Nëse ju telefonojmë, jeni vetëm ju që mund t’i përgjigjeni telefonit dhe ta pranoni çmimin e fituar, 500 euro. Nëse nuk lajmëroheni, nuk keni qasje në telefon, ne do të përzgjedhim një tjetër fitues. Kjo lojë mundësohet nga Dukagjini Bookstore. Argëtohu dhe fito. Radio Dukagjini. Një jetë me ty.