Pesëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente si pasojë e lëndimeve të marra nga panikut që ndodhi në “Beer Fest”. Ndërkohë, policia ende nuk ka arrestuar personin që ka gjuajtur me pistoletë, i cili ishte edhe shkaktar i gjithë asaj që ndodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Situata u krijua pasi një person në turmën e njerëzve ka gjuajtur me armë, ku pastaj është shkaktuar panik te të pranishmit, të cilët në tentim për t’u larguar kanë lënduar njëri-tjetrin.
Numri më i madh i të lënduarve ishte i gjinisë femërore. Të gjithë të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë dërguar në shtëpi, pasi gjendja shëndetësore e tyre ka qenë e mirë. Me lëndime të rënda ka qenë vetëm njëri i cili gjatë ikjes kishte rënë në një xham, por pas trajtimit edhe ai është lëshuar për trajtim mjekësor në shtëpi.
Specialistja e mjekësisë emergjente, Dafina Basholli, ka treguar për KosovaPress, se numri i madh i pacientëve kanë qenë me shenja kontunzive dhe luksacione të ndryshme, të cilat për shkak të turmës dhe ikjes janë shkelur.
“Trajtimi mjekësor është kërkuar nga 50 pacientë të cilët vetëm 39 janë protokolluar në protokoll, se përshkak të turmës gjysma e pacientëve na ikin edhe pa protokolluar. Ka qenë një numër mjaft i madh i pacientëve të cilët kanë qenë me shenja kontunzive dhe luksacione të ndryshme të cilat për shkak ecjes së shpejtë dhe turmës së madhe janë lënduar. Një i ri ka qenë i lënduar, lëndime më të rënda, i cili ka rënë në xham, është trajtuar dhe është dërguar në shtëpi. Të gjithë pacientët janë dërguar në shtëpi, janë në gjendje të mirë të cilët kërkojnë trajtim mjekësor në shtëpi për trajtim t ë mëtutjeshëm”, tha Basholli.
Gjatë orët e vona të mbrëmjes së djeshme u raportua që shumë të rinjë ishin pjesë e “Beer Fest”.
Por edhe në Klinikën Emergjente, mjekja Basholli ka treguar se ata të cilët janë lënduar mbrëmë kanë qenë moshat e reja.
“Moshat kanë qenë të reja, shumica e pacientëve kanë qenë femra të cilat për shkak të turmës, apo me siguri të mos aftësisë së ikjes sa më shpejtë, atëherë janë shkelur”, tregoi Basholli.
Nga gjuajtja me armë zjarri nuk është lënduar as një person.
Rasti ndodhi në sy të shumë njerëzve, e as deri në orët e tanishme, Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informacion nëse është arrestuar personi që ka gjuajtur me armë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se lidhur me rastin janë intervistuar disa persona, dhe se hetimet janë duke vazhduar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe