LAJMI I FUNDIT:

50 dëshmorë të rënë para luftës së UÇK-së marrin certifikata

50 dëshmorë të rënë para luftës së UÇK-së marrin certifikata

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës u mbajt takimi me familjarët e dëshmorëve të kombit, dhe u shpërndanë certifikata dëshmorëve të kombit, të cilët kanë rënë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës para luftës çlirimtare të Kosovës, por që deri më tani kjo kategori nuk janë njohur si dëshmorë të kombit, për shkak të neglizhencës së institucioneve të Kosovës.

Në takimin e përbashkët, përveç familjarëve të disa komunave të Republikës së Kosovës, morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e fundit UÇK-së.


Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha me këtë rast se falë dëshmorëve të rënë nga viti 1981 është bërë realitet çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Sipas tij, falë sakrificës së tyre është themeluar edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Andaj, Jashari tha se për këtë edhe po i nderojnë dhe respektojnë me certifikata të dëshmorit, edhe pse është simbolike krahasuar me mundin dhe sakrificën e tyre.

Certifikata të dëshmorit të kombit iu ndanë: Afrim Zhitisë, Asllan Pirevës, Hazir Krasniqit, Hafiz Arifit, Murat Mehmetit, Naser Hajrizit, Shukri Kelanit, Xhelal Maliqit, Fahri Fazliut, Ali Ajetit, Bedri Sokol etj.

Certifikatat i janë ndarë rreth 50 të rënëve në periudhën e para luftës së fundit nga e tërë Kosova. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori