LAJMI I FUNDIT:

5 gjëra që duhet t’i vizitoni në Stamboll (Foto)

5 gjëra që duhet t’i vizitoni në Stamboll (Foto)

Stambolli është një ndër qytetet më të bukura në botë dhe për këtë me miliona turistë në ditë që vizitojnë vendin i cili gjendet mes dy kontinenteve.

Për të përmbushur shëtitjen tuaj në Stamboll, kryeqendrën të kahmotshme të turistëve, Fibula ju sjell pesë vende që patjetër duhet t’i vizitoni gjatë shtëtitjes suaj.

1. Shëtitje në Bosfor
Udhëtimi juaj nuk do të ishte i plotë nëse në të nuk është përfshirë një shëtitje me anije në kanalin e Bosforit. Gjatë shëtitjes ju do të prekni edhe Evropën edhe Azinë por edhe përreth kanalit ju do të shihni edhe monumente historike dhe për të cilat do të mund të flisni gjatë.

Foto: New Deal Travel Agency

2. Xhamija e Sultan Ahmedit
është një ndër lokacionet më të preferuara në Stamboll. është e ndërtuar mes viteve 1609-1616. Përbehet nga gjashtë minare, pesë kupola kryesore dhe tetë ndihmëse. Fotografitë në këtë lokacion janë shumë të shpërndara nëpër rrjetet sociale. Pse mos ta keni edhe ju një?

Foto: World’s Mosques (Masjid)

3. Kapaliçarshia
Një pazar në qiell të hapur që ka brenda më shumë se 4000 dyqane që vizitohet nga 250 deri 400 mijë njerëz në ditë. Në vitin 2014 është zgjedhur si atraksioni më i vizituar në botë. Gjendet në pjesën Fatih të Stambollit dhe është lehtë e kapshme me tramvaj ose metro.

Foto: hurriyet.com.tr

4. Muzeu i arteve islamike
Gjendet ish pallatin e Ibrahim Pashës ku janë të ekspozuara më shumë se 40 mijë mjete historike.
Çdo dhomë ka mjete të ekspozuar në periudha të ndryshme të botës islame dhe jetës në Turqi, që nga shekulli 8-të e deri në shekullin 19-të.
Tepikat, tendat dhe kafja e njohur turke janë mjetet që më shumë janë të vizituara nga turistët.

Foto: Istanbul Tour Studio

5. Jeta e natës në Stamboll
Jeta e natës në Stamboll mund të garojë me shumë qytete tjera. I ka të gjitha llojet e muzikave, nga ajo orientale në atë moderne. Koncerte të ndryshme dhe vende të qeta ku ju mund të shijoni pijen tuaj nën tingujt e muzikës live nga artistë të vendit dhe ndërkombëtar.

Foto: Condé Nast Traveler

Fibula Air Travel në Maqedoni ju mundëson që të shijoni Stambollin me oferta të papërsëritshme, duke filluar me 159 euro për person për dy netë dhe tre ditë qëndrim dhe shijim të qytetit të bukur mes Evropës dhe Azisë.

Në ofertën e Fibula Air Travel Maqedoni gjithashtu përfshihen edhe fluturimi nga Shkupi për në Stamboll dhe anasjelltas me Pegasus Airlines dhe mëngjesi në hotel.

Për rehatinë tuaj gjatë shkuarjes dhe kthimit, Fibula kujdeset edhe për transferin tuaj për dhe nga aeroporti, në Stamboll.

Përveç kësaj, Fibula Air Travel organizon udhëtime edhe më të gjata në Stamboll, në Cappadocia (duke filluar nga 325 euro), Dubai dhe Abu Dhabi.

Për festat e vitit të ri, organizohen udhëtime në Dubai, Athinë, Toskana dhe Pragë.

Të gjithë ofertat e Fibulla Air Travel mund t’i shikoni KËTU
Në numrat e telefoni: 389 (2) 3238081; 389 (2) 3216391
Në Facebook: Fibula Air Travel Macedonia

Shijoje qytetin e dy kontinenteve me Fibula Air Travel (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shijoje qytetin e dy kontinenteve me Fibula Air Travel (Foto/Video)
*Artikull i sponsorizuar

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori