LAJMI I FUNDIT:

5 benefitet e produkteve COOP

5 benefitet e produkteve COOP

Coop Italia i themeluar në vitin 1854 apo 7 vite para se të themelohet vetë shteti i Italian, është zinxhiri i parë i supermarketeve i krijuar në Itali dhe aktualisht rrjeti më i madh i shitjeve me pakicë. COOP ofron produkte të kualitetit të lartë dhe shërbime të cilësisë së lartë për konsumatorët e tij. Coop ofron produkte dhe shije Italiane, të cilat janë të veçanta dhe me benefite të shumta për konsumatorët e tyre.Tani, produktet e COOP mund t’i gjeni edhe në Kosovë vetëm në rrjetin e supermarketeve Super Viva.

1. Produkte të shëndetshme

Produktet COOP janë produkte të shëndetshme dhe të certifikuara si produkte të shendetshme. Ato nuk përmbajnë ngjyra artificiale,vaj palme, përbërës të modifikuara gjenetikisht, yndyra të hidrogjenizuara, aditiv të panevojshëm etj. Këta përbërës ndikojnë keq në shëndetin tonë duke shkaktuar sëmundje të ndryshme, për këtë arsye COOP kujdeset që produktet e tyre të mos kenë përbërës të tillë.

2. Produkte të shijshme

COOP ka një sistem rigoroz të kontrollit të cilësisë që përkujdeset për të ruajtur shijen origjinale të produkteve, që nënkupton se të gjitha produktet e tyre janë të pa-trajtuara me pesticide dhe herbicide të cilat nuk janë të certifikuara në mënyrë organike për përdorim. Ky kontroll rigoroz i cilësisë dhe recetat 100% Italiane bën që të ruhet shija origjinale e produkteve dhe të sjell shijen e vërtet Italiane në produkte.

3. Produkte transparente

Produktet COOP janë tërësisht transparente rreth përbërëseve të produkteve,mënyrës së prodhimit, dhe trajtimit pas prodhimit. COOP kujdeset edhe për ambientin, duke u siguruar që të gjitha paketimet e produkteve të jenë miqësore me ambientin dhe lehët të degradushme.

4. Produkte me vlera

Produktet COOP janë të përceptuara nga konsumatorët si produkte të shëndetshme, dhe të cilësisë së lartë dhe të cilat janë ekonomikisht të përballueshme për xhepin e konsumatorit, andaj produktet COOP cilësohen si produktet më me vlerë për parat e shpenzuara.

5. Produkte të sigurta

Duke u bazuar në faktet që thamë më lartë produktet COOP janë plotësisht të sigurta për ne dhe familjen tonë. Produktet ushqimore nga COOP nuk janë të modifikuara gjenetikisht, nuk përmbajnë yndyrna të hidrogjenizuara, ngjyrues artificial ose aditiv të panevojshëm dhe nuk trajtohen pas korrjes. Si të tilla, produktet COOP cilësohen si më të sigurtat për konsumim. /Telegrafi/

Artikull i Sponsoruar