LAJMI I FUNDIT:

40 lëndë të korrupsionit zgjidhen brenda vitit 2018 në Gjilan

40 lëndë të korrupsionit zgjidhen brenda vitit 2018 në Gjilan

Gjykata Themelore e Gjilanit, përmbyll vitin 2018 me disa të arritura, me theks të veçantë në zgjidhjen e numrit të lëndëve.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka mbajtur një konferencë për media për fundvit, duke shpalosur disa të arritura dhe sfida me të cilat është ballafaquar gjykata.


“Në secilin departament kemi arritur të dalim pozitiv në numrin e zgjidhjes së lëndëve, me këtë mund të them se numri i lëndëve të grumbulluara me vite, po vazhdon të bie nga viti në vit dhe ky është një sukses për gjykatën tonë”, ka thënë Azizi.

Gjykata Themelore Gjilanit së bashku me Degët në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë ka pranuar gjithsejtë 8176 lëndë, ndërkohë ka arritur të zgjidh 12050 lëndë, do të thotë 3874 lëndë janë zgjidhur më shumë nga ato që janë pranuar.

Për me tepër, ai ka thënë se Gjykata i ka dhënë një prioritet të madh zgjidhjes së lëndëve të natyrës së korrupsionit, vetëm gjatë këtij viti kanë marr aktgjykime 40 lëndë të kësaj natyre, në punë kanë mbetur edhe 20 lëndë të kësaj natyre dhe që të gjitha në procedurë.

Gjithashtu, një prioritet iu është dhënë edhe zgjidhjes së lëndëve të dhunës në familje, krimit të organizuar, lëndëve me narkotikë dhe grabitjeve.

“Gjykata së bashku me degët për vitin 2018, kanë nxjerrë 220 Aktgjykime dënuese me burgim për të akuzuarit, 808 aktgjykime me gjobë dhe 1610 aktgjykime dënime me kusht ndaj të akuzuarve, ndërsa aktgjykimet e tjera kanë qenë lirues, refuzuese apo edhe vërejtje gjyqësore”, ka theksuar ai.

Kryetari Azizi si sfidë kryesore ka përmendur mungesën e përkthyesve të gjuhës serbe, ku shumë vendime janë të pa përkthyera dhe nuk po mund të i ekspedohen palëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori