LAJMI I FUNDIT:

4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

Diskutimi se kur prindërit duhet t’u blejnë një smartphone fëmijëve të tyre është një debat i gjerë që përfshin jo vetëm këta të fundit, por edhe sociologët, mësuesit e jo vetëm. Të pasurit një smartphone në një moshë të herët, shpesh është thjesht një dëshirë dhe jo nevojë. Sigurisht, ka dhe fëmijë që e kanë një mjet të domosdoshëm komunikimi me prindërit e tyre, ndaj është shumë e vështirë që kur moshatarët e fëmijës suaj kanë një smartphone, ju mos t’u blini një celular fëmijëve tuaj. Brezat ndryshojnë dhe me zhvillimin e teknologjisë, duket se thellohet dhe më shumë hendeku midis gjeneratave. Fëmijët e përdorin telefonin duke u bazuar në moshën e tyre, megjithatë mbetet një burim i rrezikshëm informacioni dhe përmbajtjeje të papërshtatshme. Më poshtë, për t’u ardhur në ndihmë prindërve, do të listojmë disa nga gjërat që prindërit duhet të kenë parasysh para se t’u blejnë një smartphone fëmijëve të tyre, qofshin adoleshentë apo dhe pak më të vegjël.


Mbrojtje inteligjente për më gjatë, dhe për përdoruesit më të rinj

Piratimi i të dhënave, pasiguria online janë vetëm disa nga shqetësimet kryesore të prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Megjithatë zgjidhja më e sigurtë që ata mund të bëjnë është t’i besojnë SAMSUNG, që prej dekadash ka dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm për të vënë në dispozicion të gjithëve më të mirën e inovacioneve celulare. Samsung Electronics ka prezantuar së fundmi Galaxy A55 5G dhe Galaxy A35 5G, dy telefona inteligjentë që do të jenë perfekt për moshat e reja. Samsung Knox Vault prezantohet për herë të parë në këtë linjë, duke u dhënë edhe më shumë siguri të gjithë përdoruesve të serisë Galaxy A tek përdorin aparatin e tyre celular. Kjo zgjidhje sigurie e bazuar në harduer dhe rezistente ndaj ndërhyrjeve, ofron mbrojtje gjithëpërfshirëse kundër sulmeve të harduerit dhe softuerit duke i dhënë më shumë siguri përdoruesve tek telefoni i tyre. Samsung Knox Vault mund të ndihmojë në mbrojtjen e të dhënave më kritike në një pajisje, duke përfshirë kredencialet e ekranit të kyçjes, si kodet PIN, fjalëkalimet dhe modelet. Samsung Knox Vault mbron gjithashtu çelësat e enkriptimit të pajisjes, duke enkriptuar të dhënat private të përdoruesve të ruajtura në pajisje. Vetëm një përdorues që ka kredencialet e sakta të ekranit të kyçjes mund të qaset në të dhënat e tij, edhe nëse pajisja humbet ose vidhet. Galaxy A55 5G dhe Galaxy A35 5G sigurohen gjithashtu nga Samsung Knox, platforma e sigurisë me shumë nivele të Galaxy. Një nga platformat më të besueshme të sigurisë në botë, Samsung Knox është krijuar për të mbrojtur informacionin kritik dhe për të mbrojtur kundër dobësive me pajisje të sigurta, zbulimin e kërcënimeve në kohë reale dhe mbrojtjen bashkëpunuese.


Një zgjidhje e zgjuar për xhepin tuaj: Telefona që zgjasin në kohë, pa bërë kompromis me cilësinë

Telefonat inteligjentë të rinj të serisë Galaxy A demonstrojnë përkushtimin e Samsung për t’u siguruar që pajisjet Galaxy të mbeten të sigurta dhe të përditësuara për më gjatë. Me Galaxy A55 5G dhe Galaxy A35 5G, përdoruesit do të vazhdojnë të përfitojnë deri në katër gjenerata të përmirësimeve të sistemit operativ Android dhe One UI dhe pesë vjet përditësime sigurie, duke optimizuar kështu ciklin e jetës së pajisjeve. Një problem më pak për prindërit, të detyrohen t’i ndryshojnë celularin fëmijëve të tyre, çdo vit.

Një central argëtimi dhe kreativiteti

Kamerat, videot, fotot janë qendra e argëtimit kur jemi të rinj (por jo vetëm). Fuqia e kamerave vazhdon të na mahnisë edhe në këtë seri dhe do të jetë opsioni i preferuar i fëmijëve tuaj. Me Nightography të përmirësuar, Galaxy A55 5G shkrep fotografi më të qarta dhe më të gjalla edhe në kushte të dobëta ndriçimi. Kjo do të thotë se çdo foto e shkrepur natën mund të arrijë nivele të reja epike. Përpunimi i avancuar i sinjalit të imazhit me Inteligjencën Artificiale (ISP) i Galaxy A55 5G prodhon imazhe mahnitëse në dritë të ulët që nuk janë parë më parë në serinë Galaxy A. Nuk është vetëm peizazhi që duket i mahnitshëm, pasi dhe modaliteti i Portretit gjatë natës dhe videoja 12-bitëshe HDR sigurojnë që njerëzit në çdo imazh të duken të mrekullueshëm, në mënyrë që regjistrimi i kujtimeve me miqtë dhe familjen të mos varet kurrë nga ndriçimi i përsosur. Të dy Galaxy A55 5G dhe Galaxy A35 5G ofrojnë aftësitë e jashtëzakonshme fotografike për të cilat është i njohur Samsung Galaxy, duke përfshirë veçori të tilla si stabilizimi optik i imazhit (OIS) dhe stabilizimi digjital i imazhit video (VDIS) që i mbajnë fotot dhe videot të qarta edhe kur filmohen në lëvizje. Ekranet Super AMOLED, tregojnë gjithashtu qartësi mahnitëse në definicion të plotë të lartë. Të gjithë përdoruesit do të gjejnë mbështetje të plotë në ekranin 6,6 inç si në Galaxy A55 5G ashtu edhe në Galaxy A35 5G duke mos u shqetësuar se në çrrethana po e përdorin telefonin.

Lidhje pa probleme me ekosistemin gjithnjë në zgjerim të Samsung Galaxy

Mosha e herët, është periudha ideale për t’i njohur vogëlushët tanë me sportet, aktivitetet fizike dhe me një stil jete të shëndetshme që do të bëjë diferencën pas disa vitesh. Blerja e një ore të zgjuar, që lidhet fare lehtë me një nga smartphone-t e serisë së re, do të jetë dhe një lehtësim për prindërit, pasi fëmijët nuk do të jenë gjithë kohës në telefon. Galaxy A55 5G dhe Galaxy A35 5G janë plotësisht në përputhje me ekosistemin Galaxy duke u dhënë përdoruesve një përvojë të qetë dhe të integruar në një sërë pajisjesh Galaxy. Përdoruesit mund të ndjekin qëllimet e tyre të aktiviteteve sportive duke lidhur Galaxy Fit3 ose Galaxy ëatch6 me smartfonin e tyre të serisë Galaxy A. Falë Auto Sëitch, telefonatat hyrëse do të kalojnë automatikisht në Galaxy Buds FE, duke e bërë lidhjen më të lehtë.

Me siguri të pametë, kamera që shkrepin foto epike dhe me një lehtësi për t’u lidhur me pajisjet e reja, jemi të sigurtë që pajisjet e serisë së re Galaxay A, do të jenë të preferuarat e brezave të rinj.