LAJMI I FUNDIT:

39-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës

39-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës

Sot shënohet 39-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz, iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin.

Në mëngjesin e 13 majit 1982, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me të shtëna të pushkëve, ku luftimet zgjatën për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes.

Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serb, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.


Për nder të dëshmorëve Meha, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se mbahen aktivitete përkujtimore.