36 mijë euro për letrat e Dianës

Në një prej katër letrave të shitura të princeshës, Diana tregon se ka tentuar të martojë motrën e saj të madhe Sarah me princin Charles, pikërisht me personin që më vonë u bë burri i saj.
Diana tregon se i vëllai i saj, Charles, dhe motra tjetër Jane dhe ajo vetë kishin tentuar “ta martojnë motrën Sarah me disa burra, por kishin dështuar në çdo drejtim”.
Kjo letër, të cilën princesha e ndjerë ia kishte dërguar dados së saj, Mary Clarke, ka arritur çmimin e 16 mijë eurove në këtë ankand, derisa tre letrat tjera kanë arritur shifrën e 20 mijë eurove.
Princi Charles dhe Diana u martuan në vitin 1981, ndërsa u divorcuan në qershor të vitit 1996, dhe një vit më pas princesha vdiq në një aksident trafiku në Paris.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































