LAJMI I FUNDIT:

312 raste aktive me COVID-19, MSh bënë thirrje për kufizim të manifestimeve dhe respektim të masave

312 raste aktive me COVID-19, MSh bënë thirrje për kufizim të manifestimeve dhe respektim të masave
Foto: Arkiv

Situata epidemiologjike në vend vazhdon të jetë qetë, pavarësisht rrezikut nga Omicroni, varianti i ri i coronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, deri tash në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin Omicron, i cili nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si “variant shqetësues” dhe ka paralajmëruar mundësinë e “pasojave të rënda” nga valët e shkaktuara prej këtij varianti.


MSh, dje përmes një njoftimi ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19, duke bërë thirrje kështu ti kufizojmë edhe manifestimet masive për festat e fundvitit.

“Si gjithnjë, do t’i mirëpresim mërgimtarët tanë, sepse janë pjesë integrale e shoqërisë sonë, megjithëse edhe kësaj radhe do të na duhet të kufizohemi nga manifestimet masive, sepse paraqesin rrezik të lartë në këtë situatë. Për shkak se këto rreziqe mund të fillojnë të shfaqen brenda ditësh, zbatimi më efikas i masave është jo vetëm i domosdoshëm, por dhe çështje urgjente. Ndërkohë që secili nga ne të zbatoj masat, le të inkurajojmë njëri tjetrin për t’u vaksinuar me të dy dozat, e kur të iu vie radha edhe dozën përforcuese/të tretë. Tashmë është shumë lehtë: pa termin, kudo dhe pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

MSh: Respektimi i masave antiCOVID-19 është çështje urgjente, mërgimtarët t’i mirëpresim pa manifestime masive
Lexo po ashtu MSh: Respektimi i masave antiCOVID-19 është çështje urgjente, mërgimtarët t’i mirëpresim pa manifestime masive

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 4 raste pozitive, ndërkaq 7 qytetarë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive me SARS-CoV-2 është 312. Që nga fillimi i pandemisë, 161 mijë e 262 qytetarë janë ballafaquar me COVID-19, teksa 2,989 prej tyre kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,961. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori