LAJMI I FUNDIT:

30 vjet histori suksesi të Korporatës “Dukagjini”

30 vjet histori suksesi të Korporatës “Dukagjini”

Një nga korporatat më të suksesshme në Kosovë, ka mbledhur sonte qindra punëtorë për të festuar 30-vjetorin e themelimit të Korporatës “Dukagjini”.

Ne emër te korporatës ka folur Korab Lluka, i cili lidhi ngushtë sukseset e Korporatës “Dukagjini” me kontributin që kanë dhënë punonjësit e këtij biznesi.


“Është nder dhe privilegj që të flas në emër të familjes Lluka, për t’ju thënë se gjithsecili nga ju ka hise në sukseset e korporatës; ka hise në punën e suksesshme që është bërë gjatë këtij viti. Unë kam besim të plotë se ky vit do të jetë shembull që do të ndiqet edhe në vitin e ardhshëm, normalisht, me aspirata për ta tejkaluar dhe për të pasur edhe më shumë suksese. Gjithsecili nga ju jeni pjesë e kësaj familjeje; secili jeni ma i rëndësishëm se tjetri”, ka thënë Lluka.

Ai ka shtuar se e gjithë historia filloi nga shtypshkronja.

“Disa makina të vjetra shënuan fillesat e suksesit tonë. Një shtypshkronjë e vogël, me 7-8 punëtorë, trasoi rrugën tonë të afarizmit. Nisi në vitin 1987, për t’u bërë sinonim i afarizmit bashkëkohor, shembull i dinamizmit dhe efikasitetit zhvillimor. Nuk u desh shumë kohë për të kapërcyer kufijtë e Kosovës, duke u vlerësuar gjatë këtij rrugëtimi me çmimet më të larta në instancat e njohura evropiane e botërore të biznesit”, ka theksuar Lluka. /Telegrafi/