LAJMI I FUNDIT:

Vdes 30-vjeçari në San Antonio pasi mori pjesë në ‘ahengun COVID-19’, mendonte se virusi ishte një mashtrim

Vdes 30-vjeçari në San Antonio pasi mori pjesë në ‘ahengun COVID-19’, mendonte se virusi ishte një mashtrim
Ilustrim

“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një mashtrim, por nuk është ashtu”.

Këto ishin fjalët e fundit të një pacienti 30-vjeçar, i cili vdiq në Spitalin Metodist të San Antonios të Teksasit, këtë javë pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “ahengu COVID-19”.


Sipas spitalit, pacienti i paidentifikuar iu tregoi infermierëve për festën, për të cilën mendohet se ishte pritur nga dikush i diagnostikuar me COVID-19.

“Mendimi është që njerëzit po grumbullohen për të parë nëse virusi është i vërtetë dhe nëse dikush infektohet”, tha Jane Appleby, mjeke kryesore në Spitalin Metodist, përcjell Telegrafi.

Appleby tha që ajo e ndau historinë jo për të trembur njerëzit, por për të treguar që virusi mund të prekë këdo.

Qarku Bexar, ku ndodhet San Antonio, aktualisht ka 18,602 raste të konfirmuara me COVID-19, ku vetëm ditën e premte janë shtuar 923 raste të reja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori