LAJMI I FUNDIT:

30 mijë profile false në Twitter edhe Faceboook për të ‘mbytur’ zërat kritikë, çka dihet deri tash për llogaritë fiktive në Kosovë?

30 mijë profile false në Twitter edhe Faceboook për të ‘mbytur’ zërat kritikë, çka dihet deri tash për llogaritë fiktive në Kosovë?

Platformat në rrjetet sociale aq sa janë të mira dhe ofrojnë mundësi të ndryshme për kompanitë, mediat e partitë politike ato edhe shpesh përdoren për qasje propaganduese e ofenduese.

Gjatë viteve të fundit janë shtuar profilet e rrejshme në Twitter dhe në Facebook, por edhe në rrjete tjera sociale që po përdoren edhe nga partitë politike apo pushteti për të promovuar e propaganduar punën e tyre e shpesh madje duke tentuar të bllokojnë edhe zërat kritikues ndaj pushtetit në Kosovë apo edhe ndaj partive politike specifike.


Së fundi është lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku që ka ngritur këtë çështje.

I pari i LDK-së, Abdixhiku, ka deklaruar se në vendin tonë janë mbi 30 mijë llogari të rrejshme e fiktive me propagandë pro pushtetit.

“Mos të frikësohemi e të ndërtojmë një shoqëri pro-perëndimore. Jo një shoqëri siç jemi bërë tani, e cila është pre, viktimë e propagandave të sponsorizuar nga pushteti, me hap llogari fake nëpër Facebook e Twitter. Mbi 30 mijë sosh janë identifikuar dhe do t’i ekspozojmë shumë shpejt, 30 mijë llogari fake janë në Facebook dhe Twitter që sponsorizohen po dyshojmë e do t’i ekspozojmë e që janë të ndërlidhura me gjuhën e pushtetit, a janë të brendshme a të jashtme nuk e di”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon te Klan Kosova.

Madje, ai ka thënë se këto profile fiktive kanë qëllim mbytjen e masës kritike në Kosovë.

“Ti jepe një mendim sot sado që racional është do të kesh një makineri, ushtri fiktive digjitale…të një pushteti që të atakon më qëllim të mbytjes së mendimit të lirë”, ka deklaruar mes tjerash Abdixhiku.

Edhe analisti politik Agon Maliqi kohë më parë ka shkruar se në Twitter janë mbi 400 llogari të dyshimta të identifikuara, profile false kryesisht me emra nacionalistësh shqiptarë.

Sipas tij, këto profile që duket se janë jo autentikë apo të kontrolluara prej jashtë Kosovës, si ato troll farms të Rusisë që u përdorën për të ndikuar në zgjedhjet e vendeve të ndryshme si në SHBA.

Agon Maliqi, analist politik

“Disa prej tyre shpesh e zbulojnë veten sepse ngatërrohen – nga profilet me emra shqiptarë shkojnë dhe postojnë propagandë të partisë së Vuçiqit. Shpesh shkruajnë shqip me Google Translate. Çfarë narracionesh postojnë dhe shpërndajnë këto profile? Këto narracione janë të rëndësishme sepse tregojnë shumë se çfarë synimesh kanë Serbia dhe Rusia dhe se çfarë bindjesh dëshirojnë t’i ngulisin në mesin tonë të infiltruarit e tyre digjitalë”, ka shkruar mes tjera Maliqi në Facebook.

Në anën tjetër, National Democratic Institute (NDI) në Kosovë në raportin vjetor “Sfidat e integritetit të informacionit: Një kërcënim në rritje për demokracinë e Kosovës”, mbi monitorimin në internet dhe mediat sociale midis marsit 2020 – shkurt 2021, tregon se gjetjet kryesore tregojnë se dezinformimi dhe gjuha nxitëse paraqesin kërcënim për mjedisin medial të Kosovës.

Pjesë nga raporti i NDI

Grupet në Facebook dhe faqet e fansave po përhapin dezinformata. Ky trend u shfaq në pranverën e vitit 2020 kur grupet në Facebook dhe faqet e fansave në gjuhën shqipe u përdorën gjithnjë e më shumë për t’u përhapur dezinformim, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore. Shumica e llogarive në Twitter në kampionin në gjuhën shqipe kishin ndjekës të identifikuar si me gjasë bots nga një mjet i automatizuar, duke minuar më tej informacionin e Kosovës”, thuhet në raport.

Raporti i NDI

NDI përdori mjetin botometër për të hetuar nëse llogaritë e Twitter kishin ndjekës të automatizuar robotë (bot) dhe zbuloi se më shumë se gjysma e 31 llogarive në Twitter në gjuhën shqipe të shqyrtuara ka të ngjarë të kenë një bot aktivitet.

Llogaritë e rreme të Twitterit mjaftë aktive në Serbi – si shpërndahen mesazhet propaganduese të partisë së Vuçiqit brenda pak minutave?
Lexo po ashtu Llogaritë e rreme të Twitterit mjaftë aktive në Serbi – si shpërndahen mesazhet propaganduese të partisë së Vuçiqit brenda pak minutave?

Ndryshe, në Serbi ka shpërthyer skandali ku llogaritë e rreme në Twitter janë shumë aktive duke shpërndarë mesazhet propaganduese të partisë së Aleksndar Vuçiqit.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori