LAJMI I FUNDIT:

Llogaritë e rreme të Twitterit mjaftë aktive në Serbi – si shpërndahen mesazhet propaganduese të partisë së Vuçiqit brenda pak minutave?

Llogaritë e rreme të Twitterit mjaftë aktive në Serbi – si shpërndahen mesazhet propaganduese të partisë së Vuçiqit brenda pak minutave?

Në momentin kur presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq kishte shkelur në tapetin e kuq para Pallatit të Serbisë, i cili ishte pritur nga Aleksandar Vuçiqi, në botën virtuale të rrjeteve sociale, vizita e parë zyrtare e liderit të ri malazez u prit me një numër të madh komentesh pozitive.

Pasi një listë që përmban emrat e më shumë se 3,000 personave dhe më shumë se 14 mijë llogarive të rrjetit social Twitter që ishte publikuar ditë më parë, dyshohet se ndajnë përmbajtje të ngjashme me atë që shpërndahet në një rrjet të organizuar.


Vetëm gjatë vizitës së Milatoviqit në Beograd janë analizuar 2,200 postime në Twitter në të cilat përmendet emri i Vuçiqit, për të përcaktuar nëse vërtet ka ndonjë veprim për të përhapur mesazhe të ngjashme ose identike përmes rrjeteve sociale.

“Ne gradualisht po arrijmë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, është e rëndësishme që të ketë një interes dhe bashkëpunim të ndërsjellët”, “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve”, “Mbështetja e ndërsjellë forcon themelet për një të ardhme më të mirë. Mali i Zi dhe Serbia vazhdon të ushqejë një miqësi të kahershme”, janë vetëm disa nga mesazhet që vërshuan në Twitter në kohën e vizitës zyrtare të presidentit malazez.

Në mënyra të ndryshme, qindra përdorues të Twitter shprehën të njëjtin mendim se Serbia dhe Mali i Zi po ndërtojnë një të ardhme më të mirë së bashku.

Analistja amerikane tregon se janë zbuluar 15 mijë llogari të rreme serbe në Twitter, të lidhura me partinë e Vuçiqit që promovojnë narrativa pro-ruse
Lexo po ashtu Analistja amerikane tregon se janë zbuluar 15 mijë llogari të rreme serbe në Twitter, të lidhura me partinë e Vuçiqit që promovojnë narrativa pro-ruse

Analiza e REL-it tregon se, përveç mesazheve nga një numër i madh i komiteteve komunale dhe retweeteve të këtyre mesazheve nga ueb-faqja kryesore e Partisë Progresive Serbe (SNS), që drejtohet nga Vuçiq, nga 95 llogari që vepronin si përdorues individualë, i njëjti mesazh është dërguar në vetëm disa orë.

Këto llogari në Twitter janë pothuajse identike, përmbajtja që ndajnë është pothuajse e njëjtë, shumë pak prej tyre postojnë ndonjë gjë që nuk ka natyrë politike.

Nga këto 95 llogari, 92 janë në listën e zbuluar së fundmi në Twitter. Me rreth 30 llogari të tilla, dy-tre postime në Twitter për “një të ardhme të re, më të ndritshme” u publikuan në mëngjes kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pyetje.

Një foto ku shfaqen presidentët Vuçiq dhe Milatoviq, me mesazhin “Për ne, Mali i Zi është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për shkak të ekonomisë, por edhe për shkak të afërsisë tradicionale dhe lidhjes së qytetarëve tanë. Ne po përpiqemi të përmirësojmë marrëdhëniet tona me të, jenë pakrahasueshëm më të mirë se sa ishin”, është shpërndarë në një periudhë të shkurtër kohore nga një numër i madh i përdoruesve të platformës sociale.

Fotoja u publikua për herë të parë nga zyrtari i SNS, Malo Crniqe pak para orës 13:00 më 10 korrik.

Në vetëm pak minuta, e njëjta foto, me tekst të ngjashëm u publikua nga përdoruesit e Twitter nga llogaritë që, sipas përshkrimit, janë llogari të zyrtarëve të ndryshëm të SNS në të gjithë Serbinë.

Rreth orës 13:30, fotografia filloi të publikohej nga përdorues të ndryshëm të Twitterit dhe brenda 30 minutave, përmbajtje pothuajse identike u shpërnda me 33 llogari të ndryshme.

Në dy orë, e njëjta foto u shpërnda nga 58 përdorues, vetëm tre prej të cilëve nuk janë në listën e llogarive të rreme të SNS. Gjatë asaj periudhe, fotografia u shpërnda nga 20 qytete në Serbi. Të gjitha postimet kishin dy hashtag të njëjtë, Serbia dhe Vuçiq. Të gjithë përmendën urdhrin e presidentit të Serbisë.

Deputeti i partisë së Vuçiqit e konfirmon se është pjesë e llogarive të rreme serbe në Twitter: Do të vazhdojmë ta bëjmë
Lexo po ashtu Deputeti i partisë së Vuçiqit e konfirmon se është pjesë e llogarive të rreme serbe në Twitter: Do të vazhdojmë ta bëjmë

Andrej Petrovski nga Fondacioni “Share” kujton se ishte paralajmëruar për ekzistencën e rrjetit strukturor të këtyre llogarive të rreme që nga viti 2018, por se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ky nuk është informacion i ri. Edhe kur u mbyllën llogaritë, ekipi i propagandës së SNS vazhdoi me aktivitetet e tij. Ndërkohë u përshtatën me ndryshimet, kështu që shpërndarja e përmbajtjes nuk është aq e automatizuar, gjë që redukton mundësinë që llogaritë e tyre do të fshihet”, thotë Petrovski.

Ai gjithashtu shton se një parti politike mund të ketë aktivistë që merren me përmbajtje në rrjetet sociale, por se është në dorë të institucioneve që të përcaktojnë nëse dikush e bën këtë në kohën e lirë apo paguhet për këtë punë.

Petrovski thekson se në rastin e fundit të rrjedhjes së të dhënave kemi një situatë ku të dhënat personale kanë rrjedhur në publik, gjë që nuk është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Institucionet duhet të përcaktojnë se si ka rrjedhur lista e të ashtuquajturve ‘bot’ dhe të japin përgjigje për të gjitha pyetjet me rëndësi publike, të hetojnë akuzat për keqpërdorim të mundshëm të parasë publike për qëllime partiake. Tani kemi një situatë ku i gjithë ky problem është duke u zgjidhur brenda komunitetit të Twitterit, e jo në institucione siç duhet”, shton Petrovski.

Deputeti i SNS, Milimir Vujadinoviq në një seancë të Kuvendit të Serbisë kishte kërkuar që ndalet, siç e ka quajtur ai, persekutimi i 14,500 anëtarëve të SNS.

“Këto ditë në rrjetet sociale ju hodhët rastësisht emrat e 14,500 personave që me sa duket guxuan të mbështesin politikën e presidentit të Serbisë dhe SNS në hapësirën mediatike. Mes tyre është edhe emri im dhe i kolegëve të mi Dragana Lukiq dhe Tomislav Jankoviq dhe të tjerë sikur të ishim Zoti e di se çfarë fshihet, jo luftëtarë dhe përkrahës të hapur të politikës së presidentit serb dhe SNS-se nuk ka asgjë për të fshehur. Ne jemi dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë”, ka thënë Vujdinoviq.

Meta ia mbyll mijëra profile të rreme partisë së Aleksandar Vuçiqit – u shpenzuan mbi 150 mijë euro në propagandë pro-qeveritare
Lexo po ashtu Meta ia mbyll mijëra profile të rreme partisë së Aleksandar Vuçiqit – u shpenzuan mbi 150 mijë euro në propagandë pro-qeveritare

Paraprakisht, kryetari i grupit parlamentar të SNS-së, Milenko Jovanov publikimin e listës e ka quajtur shkelje të së drejtës së privatësisë për shkak se janë publikuar emrat dhe mbiemrat e personave të caktuar.

Tre vjet më parë, Twitter hoqi më shumë se 8,500 llogari nga Serbia.

Siç shpjeguan në atë kohë, vendimi u mor “për shkak të një fushate të organizuar dhe të mbështetur nga Qeveria në favor të Partisë Progresive Serbe në pushtet dhe liderit të saj Aleksandar Vuçiq”.

Stanford Internet Observatory (SIO) nga Kalifornia, i cili merret me çështjet e sigurisë kibernetike, analizoi të dhënat e publikuara në 2017 dhe 2018.

Në raportin e tyre, ata përshkruajnë konturet e këtyre operacioneve dhe taktikat e përdorura për të arritur qëllimet e urdhrave dhe njoftimeve të koordinuara nga njëra anë dhe shtetit nga ana tjetër.

“Një rrjet i madh i llogarive në Twitter punoi vazhdimisht për të legjitimuar politikën e Vuçiqit dhe për të minuar mbështetjen publike për kundërshtarët e tij, përfshirë ata që ishin të përfshirë në organizimin e lëvizjes ‘1 nga 5 milionë’, e cila organizoi protesta anti-qeveritare në Beograd për më shumë se një vit,” thotë raporti.

“Ky ishte një rrjet i madh i llogarive që postuan më shumë se 43 milionë herë në Twitter”, përfundon SIO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori