LAJMI I FUNDIT:

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për kontrabandim me migrantë

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale S.M., nga Komuna e Suharekës, të dyshuar për “kontrabandim me migrantë”.

Në njoftim thuhet se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit është i bazuar në ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroj zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore dhe sigurimin e prezencës së të pandehurit.


“Pas seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prizren ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktim të paraburgimit duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, dhe të gjitha provat e arsyetojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri me datë 21.10.2020 rreth orës 07:55 minuta në Vërmicë merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që me automjet shkon në pikën kufitare në Vërmicë dhe aty pranon 19 shtetas të Sirisë, të cilët kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës pa dokumente të identifikimit”, thuhet në njoftim.

“Kështu i pandehuri derisa ishte duke lëvizur me shpejtësi në autostradë në Prizren ishte ndaluar nga patrulla e Policisë, ashtu që i pandehuri po sa vëren Policinë i shmanget ndjekjes, del nga autostrada Prizren Jug dhe ik në drejtim të fshatit Vlashne, hyn në oborrin e një fshatari ndalon veturën dhe del nga vetura dhe ik në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftim.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Më tej, thuhet se ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori